×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pse disa njerëz që nuk janë infektuar me Covid-19, mund të kenë imunitet

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Sistemet imunitare të disa njerëzve, që nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj koronavirusit, mund të kenë një familjaritet me patogjenin dhe mund të ndihmojnë për të zvogëluar ashpërsinë e sëmundjes nëse ai person infektohet me Covid-19, sipas një studim i ri, raporton CNN.

    Studimi, i botuar në revistën “Nature”, zbuloi se midis një kampioni prej 68 të rriturish të shëndetshëm në Gjermani që nuk ishin infektuar me koronavirusi, 35% kishin qeliza T në gjakun e tyre.

    Qelizat T janë pjesë e sistemit imunitar dhe ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga infeksioni. Reaktiviteti i qelizave T tregon që sistemi imunitar mund të ketë luftuar me një infeksion të ngjashëm dhe organizmi mund të ndihmojë në luftimin e një infeksioni të ri, shkruan abcnews.al

    Pra, si sistemi i tyre imunitar mund të ketë qeliza T reaktive nëse nuk kanë qënë kurrë të prekur nga Covid-19? Këto qeliza “ndoshta u krijuan në infeksione të mëparshme me koronaviruse endemike”, sipas studiuesve nga institucione të ndryshme në Gjermani dhe Mbretëri të Bashkuar. Përdorimi i kësaj memorie të qelizës T nga një infeksion tjetër i ngjashëm, për t’iu përgjigjur një infeksioni të ri quhet “reaktivitet i kryqëzuar”.

    Studimi përfshin analizimin e mostrave të gjakut nga 18 pacientë Covid-19, të moshës 21 deri 81 vjeç, dhe dhurues të shëndetshëm, të moshave 20 deri 64 vjeç, në Gjermani. Studimi zbuloi se qelizat T reaktive ndaj koronavirusit u zbuluan në 83% të pacientëve që ishin të infektuar me Covid-19, shkruan abcnews.al

    Studiuesit gjithashtu gjetën qeliza T me “reaktivitet të kryqëzuar” te donatorët e shëndetshëm. Ata deklaruan se ndikimi që këto qeliza mund të kenë në rezultatin e një sëmundjeje Covid-19 mbetet ende e panjohur.

    Studimi kërkon më shumë hulumtime, tha Dr. Amesh Adalja, studiues në Qendrën Universitare për Sigurinë Shëndetësore të Johns Hopkins, i cili nuk ishte i përfshirë në studimin e ri.

    Deri më tani gjatë pandemisë vëmendja më e madhe është përqendruar në antitrupat Covid-19 dhe rolin që ata luajnë në ndërtimin e imunitetit kundër sëmundjes.

    Por eksperti i sëmundjes infektive Dr William Schaffner, profesor i mjekësisë parandaluese dhe sëmundjeve infektive në Shkollën e Mjekësisë Universitare Vanderbilt në Nashville i cili nuk ishte i përfshirë në studimin e ri, tha që qelizat T nuk mund dhe nuk duhet të anashkalohen.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.