×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesori i shkencave politike në SHBA thotë se Serbia rriti kërkesat 10 ditë para dialogut në Uashington

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Profesori i shkencave politike në Nju Jork, Shenasi Rama, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se partive politike shqiptare po iu mungon një platformë kombëtare dhe se interesat e subjekteve po vendosen para atyre të kombit. Ai po ashtu ka thënë se Serbia i rriti kërkesat e saj dhjetë ditë para dialogut me Kosovën në Uashington pas përkrahjes nga Rusia.

    “Së pari ne nuk kemi një politikë mbarëkombtare, dhe mbarë shqiptare që do të mbronin interesin e kombit. Ne kemi disa parti që mbrojnë interesat e tyre vetanake të cilat ndonjëherë nuk mbrojnë fare ato të kombit. Në lidhje me këto zhvillimet e fundit efekti ka qenë i dukshëm. Ka treguar se lojërat mund të luhen edhe kundër anëtarëve të të njëjtës parti dhe kalojnë ato të interesave kombëtare shqiptare“, tha Rama duke folur edhe për zhvillimet e fundit nga Gjykata Speciale.

    Tutje Rama tergoi nëse propozimi i aktakzuës disa ditë para takimit në Uashington kishte mbrapa ndonjë skenar.

    “Vetë fakti që janë ftuar në Shtëpi të Bardhë tregon që ka pasur gatishmëri në arritjen e një mirëkuptimi, jo domosdoshërisht marrëveshje. Pala serbe rriti shumë kërkesat dhjetë ditë apra takimit. Ktheu procesin në pikën zero që ishte para vitit 1990.”, shton ai.

    Rama tha se shtetet e vogla nëpër botë duhet që të bashkërendojnë politikat e tyre me fuqitë e mëdha, sikur rasti i Kosovës me SHBA’në.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.