×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesionisti italian i mjekësisë ka disa këshilla për kosovarët në luftën kundër koronavirusit

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    E intervistuam Giuseppe Ruocco, Sekretar i Përgjithshëm, Zyrtar Kryesor Mjekësor në Ministrinë Italiane të Shëndetësisë dhe anëtar i organit këshillimor të Komitetit Shkencor dhe Teknik për Mbrojtjen Civile, një nga disa subjekte me rol vendimtar në menaxhimin e pandemisë COVID-19 në Itali.

    Duke qenë se Italia ishte një nga shtetet e para që u përball me ‘valën e parë’ të pandemisë, ne kërkuam Giuseppe Ruocco që të hedhë dritë mbi situatën me COVID-19 në shtetin e tij dhe t’i jep disa këshilla për Kosovën.

    Cila është gjendja e tanishme në Itali në lidhje me pandeminë COVID-19? Si po reagon shteti?

    Situata në Itali është përmirësuar shumë në krahasim me atë që kishim në pranverë, megjithëse ende nuk mund të thuhet se virusi nuk qarkullon më brenda shtetit tonë. Sidoqoftë, kemi pasur një numër të shpërthimeve më të vogla, të cilat, deri tani, janë izoluar me sukses dhe nuk çuan në zgjerimin e mëtutjeshëm të pandemisë. Virusi është ende i pranishëm, ai ende po transmetohet, dhe gjatë javëve të fundit, prania e tij në Itali është rritur edhe nga ardhja e njerëzve nga jashtë, të cilët ose janë të sëmurë, ose mbartin virusin nga shtetet të cilat aktualisht janë duke përjetuar fazat më të këqija të së ashtuquajturës ‘vala e parë’. Për këtë arsye janë ndërmarrë masa tjera paraprake në lidhje me mbërritjet nga një numër i shteteve. Mund të thuhet se reagimi i popullatës italiane për momentin është dyfazor. Nga njëra anë, jemi pjekur, jemi të vetëdijshëm se cilat zakone duhet përvetësuar (siç është distancimi social, përdorimi i maskave kur distancimi social nuk është i mundur, larja e shpeshtë dhe e plotë e duarve), dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm për këto rregulla. Nga ana tjetër, dëshira për ta kthyer ‘normalitetin’ dhe zvogëlimin e numrit të rasteve, i nxitë njerëzit të bëjnë gjëra që ata rëndom nuk do t’i bënin, duke pasur parasysh këtë moment kritik, siç është afrimi me individët tjerë pa maska në situata të caktuara në mbrëmje – përfshirë lokacionet festive ku ekziston dëshira e shtuar për ta rifilluar jetën normale sociale. Në situata të tilla, duhet disi t’i rezistojmë impulsit dhe t’i frenojmë dëshirat tona.

    Cilat janë disa nga strategjitë që janë më të dobishme për ta izoluar epideminë (duke marrë parasysh qeverisjen dhe komunikimin)?

    Për sa i përket qeverisjes, ajo që sigurisht po dëshmohet është se sistemi ynë operacional i monitorimit është shumë i dobishëm, i cili na jep një tabelë javore me një varg indikatorësh që na japin një pamje të përgjithshme të epidemisë, të numrave dhe reagimit të sistemit. Sidoqoftë, ky sistem nuk ishte plotësisht funksional nga fillimi, pasi kërkonte përkushtimin e rajoneve, autoriteteve lokale shëndetësore, qeverisë qendrore dhe organeve shkencore. Për më tepër, sistemi u ndihmon njerëzve dhe subjekteve tjera përkatëse në zinxhirin operacional që të ndjenë se ekziston një institucion përgjegjës, duke i motivuar kështu që ta bëjnë pjesën e tyre, ndërsa ndihmojnë në identifikimin e shpejtë të rikthimit të mundshëm viral, që sigurisht nuk mund të përjashtohet, duke pasur parasysh se ky lloj i pandemisë virale në të kaluarën ka treguar ‘valë’ të kthimit – edhe pse në masë më të ulët. Si i tillë, ky është mjeti ynë i parë efektiv. Mjeti i dytë në dispozicionin tonë është t’i rezistojmë rihapjeve të pakufizuara dhe të nxituara. Ne kishim filluar rihapjen e shtetit në faza të ndryshme duke filluar më 4 maj, megjithatë, ende nuk lejohet një numër i aktiviteteve – veçanërisht grumbullimet masive siç janë ato që shihen në ngjarje sportive. Ne gjithashtu e vonuam rihapjen e shkollave, duke pasur parasysh se ndikimet e pandemisë ende nuk janë identifikuar qartë. Me siguri, masat që parandalojnë rihapjen e pakushtëzuar vijnë me një numër të të mirave dhe të këqijave – megjithatë, ato mbeten faktori i dytë strategjik. Faktori i tretë strategjik ishte investimi në një varg përmirësimesh të financuara nga shteti të cilat ngadalë po zënë vend, duke sjellë mundësinë e zbatimit më të mirë të gjurmimit të kontakteve në lidhje me infeksionet, monitorimin e përmirësuar të pacientëve në shtëpi, si dhe mbikëqyrjen e individëve që duhet të qëndrojnë në shtëpi. Lufta kundër Covid-19 bëhet edhe jashtë spitaleve.

    Çfarë mesazhi ose këshille do t’u jepni institucioneve/subjekteve publike kosovare, dhe stafit mjekësor të shtetit, duke pasur parasysh numrin në rritje të rasteve të COVID-19 atje?

    Edhe pse aktualisht ata përballen me një gjendje të rëndë, ende shihet ana pozitive – ata i kanë në dispozicion përvojat kolektive të shteteve që tashmë i kanë kaluar momentet më të rënda të pandemisë. Mund të garantoj se zbatimi i ashpër i masave që përmenda më herët vërtet funksionon, dhe megjithëse mund të mos e zgjidhin përfundimisht problemin, ato i shërbejnë një funksioni ‘pozitiv të dyfishtë’. Së pari, këto masa e zvogëlojnë shpejtësinë e përhapjes së virusit, e cila më pas rezulton në ulje të rasteve rënda, dhe ulje të ndikimit të pandemisë në sistemin shëndetësor – kështu Kosova blen kohë për t’u përballur me këtë emergjencë. Së dyti, kjo duhet të shoqërohet me aftësi të mëdha diagnostikuese, siç janë strishat, ku për fat të mirë tani janë në dispozicion testet laboratorike më të shpejta dhe më të standardizuara. Kosova sigurisht se ka disa avantazhe në dispozicion të tyre të cilat t’i përdorë në mënyrën më të mirë, gjëja më e rëndësishme është që mos të hezitojnë të përvetësojnë masa të ashpra, nëse janë të nevojshme. Është thelbësore që masat e lartpërmendura të kombinohen me iniciativa të sakta të komunikimit. Sipas mendimit tim, është me shumë rëndësi që vazhdimisht të mbahet zinxhiri i qartë i komunikimit gjatë trajtimit të urgjencave të tilla. Kjo nënkupton njohjen e individit i cili shpërndan informatat, arsyet, dhe sigurimin se ata vazhdimisht e përçojnë atë komunikim me transparencë maksimale, pa i shtrembëruar informatat, dhe sipas nevojës, pranojnë se nuk i dinë të gjitha përgjigjet. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur situata është ende duke u studiuar, pasi ndjenja e rreme e sigurisë është e rrezikshme, dhe dështimet pasuese mund të bëjnë që individët ta humbin besimin tek autoritetet që po merren me pandeminë. Si pasojë, transparenca, ndershmëria intelektuale, qartësia e komunikimit dhe afati i komunikimit, besoj se janë elementë thelbësorë në trajtimin e të gjitha llojeve të emergjencave.

    Çfarë këshille do t’i jepnit popullatës kosovare dhe çka mund të bëjnë ata për të ndihmuar në përmirësimin e situatës duke e mbrojtur veten?

    Unë do t’i këshilloja kosovarët që t’i ndjekin udhëzimet që jepen nga autoritetet e tyre shëndetësore. Mos i nënçmoni simptomat, sepse edhe nëse dikush shfaqë simptoma të buta të COVID-19 (siç ndodh shpesh), kjo nuk garanton që ata që personat e infektuar prej tyre do të kenë simptoma të buta. Si rrjedhojë, individët kanë përgjegjësi të dyfishtë si për veten ashtu dhe për komunitetin e tyre – sjellja e pandërgjegjshme siç është shëtitja jashtë shtëpisë kur personi nuk ndihet mirë, nuk është ide e mirë. Për këtë qëllim, të gjithë munden dhe duhet të kontribuojnë në zgjidhjen e pandemisë duke përvetësuar masa të përshtatshme parandaluese. Kjo duhet të shoqërohet me masat parandaluese të përmendura më herët: distanca sociale, përdorimi i maskës së fytyrës në ambiente të mbyllura ose kur distanca sociale nuk është e mundur, si dhe larja e shpeshtë dhe e plotë e duarve. Dua të theksojë për individët që mund të jenë të sëmurë: mos u përpiqni t’i anashkaloni izolimet, sepse nuk është veprim i mençur, përkundrazi, respektoni të moshuarit ose individët me sëmundje kronike, të cilët, siç e kemi parë të gjithë, janë më të prekshëm nga virusi.

    Intervista: Europa House

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.