×
  • Kronika
  • Kronika

    Prishtina me më së shumti raste të dhunës në familje

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Izolimi në kohë të pandemisë ka ndikuar në shtimin e numrit të rasteve të dhunës në familje. Sipas organizatës SIT, komuna e Prishtinës prinë me numrin e raportimit të dhunës, ku vetëm gjatë pandemisë janë raportuar 239 raste.

    Nga organizata SIT, Elza Islami, ka thënë për KosovaPress, se ndikimi i pandemisë vërehet më shumë te grupet e margjinalizuara, derisa ka theksuar se numri i rasteve të raportuara për dhunë, gjatë pandemisë ka qenë dukshëm më i lartë.

    “Pandemia Covid-19, ka ndikuar te çdo lloj komuniteti, por që më shumë ka ndikuar te grupet e margjinalizuara ku e vërejmë një ngritje të diskriminimit dhe pabarazisë. Dhunë ka pasur edhe para pandemisë po kemi arrit me pa se gjatë pandemisë ka pasur raste të raportuara më shumë…. Për ditën ndërkombëtare të popullsisë kemi vendos me i shfaq disa nga statistikat e dhunës në Kosovë që janë raportuar nga gratë dhe vajzat…Në komunën e Prishtinës ka pasur më shumë raportime ku numri është 239”, ka thënë ajo.

    Ajo ka shtuar se qëllimi i këtij aktiviteti është vetëdijesimi dhe parandalimi i dhunës.

    “Qëllimi i këtij aktiviteti është që me u parandalu dhuna dhe kush do që është dëshmitarë ose viktimë me raportuar dhunën. Dhuna mund të raportohet në numrin 080011112”, ka deklaruar Islami.

    Sipas organizatës SIT, gjatë pandemisë janë raportuar 239 raste të dhunës në Prishtinë 80 në Prizren, 80 në Pejë,48 në jug të Mitrovicës, 21 në veri të Mitrovicës, 65 në Gjilan, 58 në Ferizaj dhe 75 në Gjakovë. kp/

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Kronika28 Maj 2024
    2 mijë e 96 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe ka ndodhur një...
    Kronika28 Maj 2024
    Dy persona në Drenas janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje. Të njëjtit dyshohet se duke e kanosur e kanë ndjekur një...
    Kronika28 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion Leposaviq, ku ka gjetur armë dhe municion. Në rastin e parë gjatë bastisjes së një...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2024
    Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka uruar Afrim Gashin pasi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut....
    Sport28 Maj 2024
    Barcelona e ka humbur garën për shërbimet e mesfushorit spanjoll, Aleix Garcia. Ky i fundit gjatë sezonit që e lamë pas ishte...
    Vip28 Maj 2024
    Krahas bukurisë natyrale, ish-banorja e “BBVA”, Jori Delli po merr vëmendje edhe me postimet në rrjetet sociale. Dashurinë po e shijon në...
    Vip28 Maj 2024
    Shtëpia e famshme e përdorur kur Kevin McCallister mbeti vetëm në shtëpi në Krishtlindje është në shitje. Rezidenca me pesë dhoma dhe...
    Lajme28 Maj 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga data 3 qershor do të nisin renovimet në QMF-7. Komuna i ka thënë banorëve në...
    Sport28 Maj 2024
    Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave, sot, ka zhvilluar stërvitjen e parë në Kampin Nacional në Hajvali, në kuadër të grumbullimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.