×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Presidenti i Maqedonisë: Shpresoj në një zgjidhje të shpejtë, problemi Kosovë-Serbi po na mban të bllokuar si rajon

    FrontOnline
    21 Qershor 2020

    Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka folur për problemin në mes Kosovës dhe Serbisë e situatën në rajon.Ai ka thënë se sido që të zgjidhet problemi i Kosovës, të gjithë vendet e rajonit do t’i ndjejnë efektet qoftë pozitive apo negative.“Unë s’po them që ndryshimi i kufijve nuk mund të jetë një zgjidhje për problemin e Kosovës, por një zgjidhje e tillë nuk duhet të dërgoj drejt një efekti domino në rajon dhe nuk duhet të prek dhe shkel kufijtë tonë.”, ka thënë Pendarovski.

    Presidenti maqedonas tutje ka thënë se si Maqedoni e Veriut e në vazhdimësi janë duke kërkuar garanci ndërkombëtare nëse një ide e tillë është në tavolinë dhe nëse pranohet nga Prishtina dhe Beogradi.Kreu i shtetit maqedonas thotë se shpreson në një zgjidhje të shpejtë, meqë sipas tij problemi Kosovë-Serbi po e mban rajonin të bllokuar dhe të pa zhvilluar.
    “Shpresoj në një zgjidhej të shpejtë për këtë çështje. Sinqerisht dua, sepse ky problem, përveç tjerash po e mban rajonin të gozhduar”, ka shtuar tutje.

    Pendarovski thotë se është shumë e rëndësishme që të mos mbetet konflikt i ngrirë mes dy shteteve, por të zgjidhet në mënyrë që i gjithë rajoni të lëviz përpara drejt BE’së.Ndërkohë derisa ka folur rreth afateve kohore për zgjidhjen e problemit mes Prishtinës dhe Beogradit, Pendarovski ka shprehur rezervat e veta, meqë tashmë SHBA po futet në periudhën parazgjedhore.“Ne jemi praktikisht disa muaj larg zgjedhjeve amerikane, dhe BE gjithmonë ka ndjekur udhëheqjen e SHBA, por në këtë moment unë nuk shoh ndonjë sinkronizim midis BE dhe administratës në Uashington”, ka shtuar tutje Pendarovski.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.