×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia vret “Qorrin” , shtiu drejt tyre me armë zjarri, në Prizren

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Prizren ka hasur në një person të dyshuar, i cili ishte në kërkim me urdhërarrest për vepër penale ” Tentim Vrasje”.

    Sipas komunikatës së PK-së, i dyshuari ka vërejtur Policinë me ç’rast ka filluar të shtiej me armë zjarri në drejtim të tyre.

    Të njejtën gjë, në vetëmbrojtje janë detyruar ta bëjnë edhe zyrtarët policorë me ç’rast ka ndërruar jetë i dyshuari.

    Vrasje në Tusuz të Prizrenit

    Komunikata e plotë:

    Policia e Kosovës, njësiti policor i Drejtorisë Rajonale në Prizren derisa ishte në realizim të detyrave policore, sot në orët e mbrëmjes në lagjen e trimave në Prizren ka hasur në personin e dyshuar (B.Sh. me pseudonimin “qorri”), i cili ishte në kërkim me urdhërarrest për vepër penale ” Tentim Vrasje”.

    Personi i dyshuar në momentin kur ka vërejtur njësitin policor, ka filluar të shtiej me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor, të cilët në vetëmbrojtje janë detyruar t’i kundërpërgjigjen personit të dyshuar me armë zjarri, të cilët janë mbështetur edhe nga njësitet speciale të PK-së

    Nga shkëmbimi i armëve të zjarrit është plagosur personi i dyshuar, të cilit i është ofruar ndihma mjekësore dhe menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në qendrën spitalore.

    Nga mjekët kompetent është konfirmuar se personi i dyshuar nga plagët e marrura ka ndërruar jetë.

    Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit-pistoletë, me të cilën dyshohet se personi i dyshuar ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë si dhe dy granata dore.

    Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, pavarësisht se në ç’farë situte mund të ndodhet, me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe parandalimit të krimit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Të tjera
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.