×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje shtesë për aksidentin në Klinë ku mbeti i vdekur një person

    FrontOnline
    12 Maj 2020

    Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në aksidentin e sotëm që ka ndodhur në fshatin Gremnikë të Klinës, në udhëkryqin e rrugës Klinë-Gjakovë, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë.

    Rreth këtij aksidenti ka dhënë detaje të hollësishme Policia e Kosovës, e cila përmes një komunikate ka konfirmuar vdekjen e një personi dhe lëndimin e tre persona të tjerë.

    Kjo është komunikata e plotë:

    Rreth orës 14:40 në rrugën Klinë – Gjakovë, pikërisht në fshatin Gremnik të Klinës ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet. Në ketë aksident ishin të përfshirë tri automjete, dy automjete (kombi) dhe një mjet bujqësor (traktor). Njëri automjet kombi ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Gjakovës në drejtim të Klinës dhe më të arrit në fshatin Gremnik, iu është ndërprerë rruga nga mjeti bujqësor i cili ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt, dhe në tentim që të futet në të majtë (në rrugë anësore) goditet nga ky automjet (kombi), kurse mjeti tjetër transportues (kombi) ishte në drejtim të njëjtë me mjetin bujqësor por ka pësuar vetëm dëme materiale nga inercioni dhe një pjesë e shkëputur e mjetit bujqësor.Në ketë rast kanë pësuar lëndime katër persona. Nga lëndimet e rënda në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë vozitësi i mjetit bujqësor (traktorit), ketë e ka konstatuar mjeku kujdestar. Dy pasagjerët që ishin në mjetin bujqësor janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë, kurse vozitësi i automjetit (kombi) ka pësuar lëndime të lehta.Trupi i pa jetë i viktimës më urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar ne Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Vozitësi i automjetit kombi më urdhër të Prokurorit të shtetit, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

    Rastin është duke e hetuar sektori i hetimeve të aksidenteve pran Njësisë Rajonale të Komunikacionit rrugor në Pejë.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.