Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Peru ka arritur në 240,908, që është shifër më e lartë sesa Italia – që për një kohë të gjatë ishte vendi më i goditur në Europë.
Peruja tani është vendi i dytë në botë për nga numri i rasteve të konfirmuara pas Brazilit që numri i përgjithshëm ka arritur gati në 1 milion. Shifra e vdekjeve në Peru ka arritur në 7257, që është shumë më e ulët se e Brazilit që deri tani ka regjistruar më shumë se 45,000 vdekje.
Amerika Latine është aktualisht epiqendra e pandemisë me më shumë se katër milionë raste të konfirmuara – derisa vendet më të goditura janë Brazili, Peruja dhe Kili.
Ekspertët shëndetësorë besojnë se shifrat reale në të gjitha këto shtete është akoma më e lartë.
Peruja sapo ka zgjatur bllokimin deri më 30 qershor dhe numri në infeksionet e përditshme duket se është në një trend në rënie.
Shifra e fundit ditore prej rreth 3700 rastesh është vetëm gjysma e asaj që ishte në fund të majit – në kulmin e krizës.

Të tjera
-
13:16 | 13 Gusht 2022
-
13:14 | 13 Gusht 2022
-
13:12 | 13 Gusht 2022
-
13:01 | 13 Gusht 2022
-
13:01 | 13 Gusht 2022
-
12:59 | 13 Gusht 2022
-
12:47 | 13 Gusht 2022
-
12:29 | 13 Gusht 2022
-
12:15 | 13 Gusht 2022
-
11:56 | 13 Gusht 2022
-
11:48 | 13 Gusht 2022
-
LifestyleSi të ndaloni lemzën?11:34 | 13 Gusht 2022