
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i është përgjigjur fjalëve të qarkulluara kohëve të fundit, për një acarim të marrëdhënieve mes Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës.
Në një fotografi të publikuar në Facebook, Bajqinovci, shihet i shoqëruar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
“Veç po lodheni duke spekuluar❤️”, ka shkruar Bajqinovci, ani pse fotografia është e bërë shumë kohë më parë dhe nuk është realizuar këto ditë.
https://www.facebook.com/mefail.bajqinovci/posts/10222771745423415