Me dhjetëra punëtorë teknikë të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës po protestojnë sot para këtij institucioni. Ata po shprehën të indinjuar për mos marrjen e shtesave prej 300 eurove.
Në personelin mbështetës hynë administrata, recepsionistët, vozitësit e autoambulancave, sigurimi, servirët e ushqimit, shërbimet teknike, pastruesit.
Sipas Këshillit Organizativ ata janë të diskriminuar duke mos i marrë shumën e shtesave.
Për të njëjtat arsye personeli mbështetës të cilët janë punësuar në QKUK dhe SHSKUK kanë protestuar edhe dje.