×
  • Lajme
  • Lajme

    Peja me më së shumti raste të reja me coronavirus sot, këto janë qytetet tjera

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Edhe 95 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë. Derisa janë shëruar edhe 63 pacient të tjerë.

    Rastet pozitive janë nga: komuna e Pejës 18 raste, komuna e Vitisë 16 raste, komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 15 raste, komuna e Mamushës 8 raste, komuna e Gjilanit 8 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Istogut 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, komuna e Mitrovicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kllokot, Malishevë, Obiliq, Rahovec dhe Vushtrri, shkruan lajmi.net.

    Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus është 2363 raste ku 1171 prej tyre janë shëruar derisa 40 raste kanë përfunduar me vdekje – që të gjitha me sëmundje shoqëruese.

    Ky është njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

    63 TË SHËRUAR DHE 95 RASTE ME COVID-19!

    Sot më 24 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 311 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

    Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 95 raste.

    Rastet pozitive janë nga: komuna e Pejës 18 raste, komuna e Vitisë 16 raste, komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 15 raste, komuna e Mamushës 8 raste, komuna e Gjilanit 8 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Istogut 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, komuna e Mitrovicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kllokot, Malishevë, Obiliq, Rahovec dhe Vushtrri.

    Sot më 24 qershor 2020, janë shëruar 63 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.171 raste.

    Nga data 08 shkurt deri më 24 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 22.444 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.363 raste, me gjithsej 40 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

    Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 23 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 9.421.923 raste të COVID-19 dhe 481.430 raste të vdekjes. 

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.