×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    PE: Zgjedhjet – test për pjekurinë politike për Maqedoninë e Veriut

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Eurodeputetët përgjegjës për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian kërkojnë fushatë zgjedhore të besueshme, transparente dhe objektive pa dezinformata dhe frikësime, përcjell Gazeta Express.

    “Më 15 korrik, populli i Maqedonisë së Veriut do të ushtrojnë të drejtën e tyre politike për të vendosur se kush do të qeverisë vendin për katër vitet e ardhshme, duke e udhëhequr atë përmes fazave kryesore të negociatave të vështira me BE-në”, deklaroi raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Quçuk.

    Mesazhi i tij para zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, së bashku me kryetarin dhe nënkryetarin e Komitetit të Përbashkët Parlamentar, Andreas Shnajder dhe Marion Valsman, është që zgjedhjet do të jenë testim i pjekurisë politike të vendit, njofton MIA.

    Duke pasur parasysh krizën shëndetësore, eurodeputetët u kërkojnë të gjithë aktorëve politikë të veprojnë me përgjegjësi.

    “Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të sigurojnë proces të ndershëm zgjedhor dhe masa mbrojtëse të duhura”, kanë shkruar eurodeputetët.

    Ata gjithashtu kujtojnë se marrëveshjet e fqinjësisë së mirë me Greqinë dhe Bullgarinë do të jenë “në qendër të së ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut”, duke lënë të nënkuptohet me këtë edhe fokusi i kornizës së negociatave të Brukselit në negociatat e ardhshme të anëtarësimit në BE.

    “Përmes gjithëpërfshirëses, tolerancës dhe diplomacisë pozitive, Maqedonia e Veriut ka treguar se është e përkushtuar të tejkalojë ndarjet e brendshme dhe të jashtme, duke dhënë shembull për fqinjësinë. Vazhdimi i dialogut ndërpartiak pas zgjedhjeve ka rëndësi të madhe. Anëtari më i ri i NATO-s ka nevojë për siguri politike për të vazhduar në rrugën e konsolidimit demokratik dhe procesit të transformimit”, është porosia e Parlamentit Evropian dy javë para zgjedhjeve parlamentare.

    Pas zgjedhjeve, eurodeputetët rikujtojnë, do të jetë e nevojshme institucione plotësisht funksionale, si dhe opozitë të përkushtuar për të udhëhequr vendin përmes krizës ekonomike pas Kovid-19 dhe përmbushjes së reformave të BE-së.

    Parlamenti Evropian mirëpret përpjekjet e Komisionit Evropian për të paraqitur sa më shpejt kornizën e bisedimeve dhe i nxit vendet anëtare që ta miratojnë atë pa vonesë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Novoselë në Vlorë, ku një person është gjetur i vdekur brenda makinës...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë të tij në Zall-Bastar. Sipas policisë, kanë nisur hetimet rreth shkakut...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Policia e Shtetit në Durrës ka sekuestruar mbi 670 mijë litra naftë që dyshohet se është kontrabanduar nga Tunizia. Në njoftimin e...
    Të tjera
    Vip13 Janar 2025
    Drenusha u shpreh e meriton çmimin e madh, pasi sipas saj ajo ka treguar brenda shtëpisë një femër që ka treguar vlera...
    Vip13 Janar 2025
    Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Lela ka surprizuar të dashurin e saj, Leon. Në një darkë romantike, ata po...
    Vip13 Janar 2025
    Leo e ka pyetur Lelën gjatë darkës se a ka bërë mirë që e ka ‘nxjerrë’ jashtë Gjestin. Lela i tha që...
    Vip13 Janar 2025
    Pas surprizës nga vëllai dhe motra e tij, Leos në shtëpi i erdhi Lela. E nuk kishte si Leo të mos emocionohej...
    Vip13 Janar 2025
    Leo është ka rrëfyer linjën e jetës si kurr më para para “Vëllait të Madh”. Pas shfaqjes së klipit, ai u surprizua...
    Vip13 Janar 2025
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Leo është rrëfyer si asnjëherë më parë te “Vëllai i Madh”. Me lot në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.