×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia për aparaturën e Mjekësisë Bërthamore: Fjalë e fundit e teknologjisë

    FrontOnline
    26 Prill 2024

    Pas pajises së Klinikës së Mjekësisë Bërthamore me aparaturën SPECT/CT/PET ministri i shëndetësisë Arben Vitia është shprehur i lumtur që kanë arritur të vënë në funksion fjalën e fundit të teknologjisë që asnjë nga shtetet e rajonit nuk e kanë, raporton ekonomia Online.

    “Jemi shumë të lumtur që sapo e përfunduam një ceremoni e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme për qytetarët e Republikës së Kosovës sepse sapo inauguruam vënien në funksionit, fjalën e fundit të teknologjisë që asnjë nga shtetet e rajonit nuk e kanë këtë lloj aparature ku tani e tutje qytetarët e Republikës së Kosovës nuk do të kenë nevojë të dalin jashtë shtetit por do t’i marrin shërbimet brenda shtetit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Vitia.

    Vitia me këtë rast ka falënderuar miqtë e Arabisë Saudite, presidenten Osmani dhe ish presidenten Jahjaga për angazhimin.

    “Dua të falënderoj edhe njëherë miqtë prej Arabisë Saudite për punën edhe angazhimin e tyre edhe për këtë donacion me impakt kaq të madh në jetën e qytetareve tanë e po ashtu presidenten Osmani e cila me një përkushtim të jashtëzakonshëm gjatë këtyre muajve ka punuar që kjo pajisje të vije sa më shpejt te ne dhe natyrisht duke mos harruar atë që ka filluar këtë proces, ish presidenten Adifete Jahjaga e cila vitin 2022 ka filluar si bisedë e cila sot është bërë realitet”, ka thënë Vitia.

    Në pytjen e bërë cili ishte kontributi i kryetarit Rama në gjithë këtë projekt, ministri Vitia ka thënë se ky është një investim i përbashkët.

    “Kjo është një investim i përbashkët. Investim kulminant është fondacioni që na ka dhënë, besoj të gjithë këta që janë përmend kanë një arsye që janë përmend për kontributin dhe për përkushtimin në këtë projekt kaq madhor. Ajo që sot duhet tëi gëzohemi, besoj të gjithë pa përjashtim është se tash e tutje në sektorin publik do të ofrohet një shërbim që nuk ka qenë më herët në Kosovë dhe tash e tutje Republika e Kosovës në sektorin publik e ka aparaturën e vetme në rajon”, ka thënë Vitia.

    Ndërsa drejtori i Klinikës Mjekësisë Bërthamore, Fakir Spahiu ka treguar se kjo është një aparaturë e sofistikuar e cila do të ndihmojë në diagnostifikimin e hershëm të materialit radioaktiv.

    “Është aparaturë e sofistikuar dhe është për herë të parë në regjionin e Ballkanit. Është një aparaturë moderne e cila do të na ndihmojë diagnostifikimin e hershëm nëpërmjet të materialit radioaktiv FDG, i cili do të sigurohet nga ne. Procedurat do të fillojnë shumë shpejtë, i cili do të bëhet gjatë muajit maj. Është një aparaturë 1.9 milionë euro. Ne jemi duke e kryer trajnimin për stafin e mesëm dhe mjekët tanë specialistë të mjekësisë nukleare. Me ndihëm e presidentes (Osmani) dhe ministrit Vitia ne kemi bërë renovimin e objektit, instalimin e aparaturës dhe rreth 200 mijë euro investim”, ka thënë Spahiu.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Bedri Hamzaj ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27 vjetorin e rënjes së tij. Sipas Hamzajt...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me rastin e Ditës së Goranëve. Këtij komuniteti, Kurti u ka thënë se kanë dhënë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua gjatë ditës me drejtorin ekzekutiv të Institutit Tony Blair për Ndryshim Global, Ryan Wain. Zyra...
    Të tjera
    Vip06 Maj 2024
    Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj të fundit, “Sheqer”. Artistja zbuloi përmes një storie në...
    Vip06 Maj 2024
    Dua Lipa arriti suksesin e radhës. Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare prezantoi, këndoi dhe luajti në skeçet e “Saturday Night Live” në...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se nga 12 maji do të nisë turin e takimeve me diasporën shqiptarë...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell ka deklaruar se urdhrat e Izraelit për evakuimin...
    Lajme06 Maj 2024
    Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe xhami nga një person i cili kishte bllokuar...
    Vip06 Maj 2024
    Dramat nga këngëtarja Fjolla Morina nuk kanë të ndalur. Pas shumë kohësh sërish mori vëmendje me një veprim. Në “Instastory”, ish-bashkëshorti Fisnik...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.