×
  • Lajme
  • Lajme

    Patrullimet ndër vite në mes të KFOR-it dhe forcave serbe

    FrontOnline
    09 Gusht 2020

    Më 7 gusht, nuk ishte hera e parë që misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, kreu një patrullim të sinkronizuar me Forcat e Armatosura serbe, në vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo është një praktikë, që ky mision ka kryer ndër vite.

    KFOR-i nuk deshi të komentojë deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, lidhur me atë nëse patrullimet e sinkronizuara mes KFOR-it dhe forcave serbe mund të quhen të tilla, por të cilësohen si patrullime të përbashkëta, pasi ministrja kosovare ka thënë se për aktivitete të tilla askush nuk ka mandat dhe autorizim.

    Nga misioni i KFOR-it megjithatë kanë shtuar se “patrullimet e sinkronizuara në mënyrë rutinore kryhen ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura serbe përgjatë Vijës administrative kufitare”.

    Mediat në Kosovë atë ditë raportuan se forcat serbe u panë në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës. Lajmi se forcat serbe kanë hyrë në territorin e Kosovës, në këtë “patrullim të sinkronizuar” me KFOR-in, nxitën shqetësime në Prishtinën zyrtare.

    Lidhur me atë që ka ndodhur në Karaçevë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin.

    Sidoqoftë, KFOR-i sqaroi se në Komunën e Kamenicës kanë zhvilluar një patrullë të sinkronizuar me Forcat e Armatosura serbe, “përgjatë vijës kufitare administrative, në afërsi të fshatit Hodovc”.

    Sipas njoftimit të KFOR-it, vija kufitare – që është e gjatë 350 kilometra – nuk është krejtësisht e shenjëzuar dhe e përcaktuar mirë dhe se patrullat e sinkronizuara të KFOR-it dhe Forcave të Armatosura serbe lëvizin “përgjatë Vijës kufitare administrative me një shkallë përshtatjeje të imponuar nga terreni”.

    Megjithatë, KFOR-i tha se në patrullimet që zhvillon me forcat serbe, asnjëherë këto të fundit nuk ndahen nga anëtarët e KFOR-it.

    Ky mision theksoi se patrullime të ngjashme ka kryer edhe në të kaluarën.

    Ndërkohë, lidhur me këtë në një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralimajorin Michele Risi është njoftuar edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, i cili deklaroi se hyrja e forcave të xhandarmërisë̈ serbe në territorin e Kosovës ka qenë vetëm një patrullim i përbashkët i këtyre forcave me pjesëtarët e KFOR-it.

    Veliu, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se me KFOR-in janë dakorduar që të rinisin patrullimet edhe me Policinë e Kosovës.

    Sidoqoftë, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj–Stublla, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të dielën deklaroi se ngjarja e 7 gushtit nuk mund të quhet patrullim i sinkronizuar, por “patrullim i përbashkët” ndërmjet KFOR-it dhe Serbisë, pasi sipas saj, një patrullim i sinkronizuar nuk nënkupton që forca të shteteve të tjera, të futen në territorin e Kosovës. Sipas saj, për këtë gjë askush nuk ka mandat e as autorizim.

    “Popullit të shqetësuar duhet t’i sqarohet se a e ka shkelur Serbia marrëveshjen me NATO-n që ka hyrë 300 metra brenda territorit të Kosovës, apo këtë e ka bërë me aprovimin paraprak!”, ka shkruar Haradinaj- Stublla në Facebook.

    Patrullimet e sinkronizuara, që nga viti 2008

    Përveç më 7 gusht, KFOR-i ka kryer edhe në të kaluarën patrullime të sinkronizuara me forcat serbe. Në qershor të vitit 2018, ishin kryer patrullimet e sinkronizuara ndërmjet ushtarëve të KFOR-it dhe atyre serbë. Ky aktivitet ishte zhvilluar në zonën veriore të Komunës së Istogut që gjendet në kufi me Serbinë, dhe siç kishte njoftuar Ushtria sllovene – që kishte marrë pjesë në këtë aktivitet – gjatë këtij patrullimi “nuk u identifikua asnjë aktivitet i dyshimtë”.

    Më 27 qershor të 2017-ës dhe më 31 gusht të po këtij viti, ishin kryer patrullime të sinkronizuara. Për këto dyja patrullime, KFOR-i ka thënë se janë bërë me qëllim të “të rritjes së bashkëpunimit në zbatimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjes teknike ushtarake”.

    Ndërkaq, në dhjetor të vitit 2016, forcat e KFOR-it po ashtu kishin kryer patrullime të sinkronizuara me forcat serbe, në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Komunën e Leposaviqit.

    Më 5 maj, 2010, në ueb-faqen e NATO-s u tha se në pjesën veriore të Kosovës, pranë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, forcave daneze të KFOR-it dhe Forcave të Armatosura serbe, mbajtën patrullime të sinkronizuara nga shkurti i atij viti deri në muajin mars.

    “Këto patrullime janë pjesë e programit të Komisionit të përbashkët për implementim dhe kanë për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve mes KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë”, thuhej në njoftimin e NATO-s të publikuar në maj të vitit 2010.

    Ndërkaq, në një raport të Kombeve të Bashkuara të vitit 2008, njoftohej po ashtu për patrullim të sinkronizuar mes KFOR-it dhe Forcave serbe.

    Patrullimi thuhej se ishte kryer më 19 qershor, 2008 – vetëm pak muaj pasi Kosova kishte shpallur pavarësinë.

    “Patrullimet e sinkronizuara ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura serbe u kryen sipas planit”, thuhej në një raport të OKB-së, ku theksohej se ky patrullim ishte kryer në Rudare të Serbisë më 19 qershor, 2008.

    Më 22 korrik, 2020, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Michele Risi, kishte marrë pjesë në video-konferencën e tetë të “Javës së NATO-s në Beograd”, ku kishte theksuar se bashkëpunimi ndërmjet Komandës së KFOR-it dhe Forcave të Armatosura serbe “është kyç” për partneritetin midis dy forcave.

    Risi kishte thënë se patrullimet e sinkronizuara ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të armatosura serbe në vijën kufitare kontribuojnë në mbajtjen e paqes dhe atmosferës pozitive, që sipas tij, janë të rëndësishme për popullatën që jeton në atë zonë.

    Në Kosovë, forcat e KFOR-it filluan të vendosen më 12 qershor të vitit 1999. Fillimisht, ishin rreth 50,000 mijë ushtarë nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30,000 ishin nga vendet që janë pjesë e aleancës së NATO-s.

    Aktualisht, në Kosovë janë rreth 3,500 trupa të KFOR-it. /Rel/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Gusht 2025
    Ramadan Nishori, i mbijetuar i luftës në Kosovë, ka ndarë për publikun përvojën e tij të dhunës seksuale në ciklin e emisioneve...
    Lajme04 Gusht 2025
    Opinionisti Azdren Shala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut më shumë reagojnë kur...
    Lajme04 Gusht 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen...
    Të tjera
    Lajme04 Gusht 2025
    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka përmbyllur edicionin e këtij viti të festivalit “Sunny Hill” me një mesazh mirënjohjeje dhe...
    Kronika04 Gusht 2025
    Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ka realizuar sot një aksion të koordinuar që...
    Bota/Rajoni04 Gusht 2025
    Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka propozuar që aplikantët për viza biznesi dhe turistike të dorëzojnë garanci deri në 15.000 dollarë për...
    Lajme04 Gusht 2025
    Kandidatja e PSD-së për kryetare të Deçanit, Natyra Kuçi, ka thënë se është penguar nga mbështetës të AAK-së në këtë komunë. Ajo...
    Lajme04 Gusht 2025
    Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ka ndërmarrë sot një aksion të koordinuar që...
    Lajme04 Gusht 2025
    Në fshatin Baincë të Lipjanit, është gjetur i vdekur dhe i groposur një burrë. Dyshohet për vrasje të rëndë, ka konfirmuar për ...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.