I pari i vendit, Hashim Thaçi më në fund ka folur pas përplasjes së kabinetit të tij me kryeministrin Hoti.Ai pas takimit me kryetarin e PD-së, Lul Basha Hashim Thaçi ka thënë se duhet të ketë konsensus të brendshëm dhe hapa konkret në raport me dialogun.
“Është e rëndësishme që të vazhdohet të kemi një konsensus sa më gjerë për hapat konkret dhe atë të dialogut. Biseduam edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për neve është me rëndësi jetike që të kemi koordinim mes spektrit politik, të jetë angazhim i unitetit, të institucioneve, të partive politike. Edhe fakti ndërkombëtar duhet të jetë i koordinuar në një bashkëpunim të ngushtë mes Uashingtonit dhe Brukselit”, ka shtuar ai.
Thaçi ka thënë se nuk duhet të ketë bisedime teknike, por, dialog që përfundon me njohje reciproke.
“Që duhet të përmbyllet jo në aspektin teknik por me njohje reciproke sa më shpejtë që është e mundur”, shtoi presidenti.Ai e ka falënderuar Bashën për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe atë të njohjeve ndërkombëtare.
“Biseduam për zhvillimet në Kosovë Shqipëri dhe bashkëpunimin mes institucioneve”, tha ai.