×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas rasteve të reja me koronavirus në Prizren, Haskuka u lutet qytetarëve që t’i respektojnë masat

    FrontOnline
    10 Maj 2020

    Dy nga 14 rastet pozitive me koronavirus që u konfirmuan sonte nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, janë nga Prizreni.

    Pas shënimit të këtyre rasteve ka reaguar kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili ka thënë se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë.

    Andaj, i pari i Prizrenit ka apeluar që qytetarët që të vazhdojnë të mbajnë distancën fizike dhe maskat, si dhe t’i respektojnë masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.

    “Sot pas disa ditësh prapë kemi 2 raste pozitive me COVID-19 në Prizren dhe 14 raste të reja në Kosovë. Dihet medoemos se duhet të vazhdojmë të mbajmë distancën fizike dhe mbajtjen e maskave! Ju lutem respektoni orarin e lëvizjes, mbani distancën fizike dhe mbani maskat në vendet publike. Nëse dëshirojmë të kthehemi normalitetit, duhet t’i respektojmë masat. Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj”, ka shkruar Haskuka në Facebook.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.