×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pas katër muajsh, rikthehet transporti publik në Tiranë

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Transporti publik në Tiranë ka rinis sot, pas katër muajsh ndërprerje për shkak të përhapjes së COVID-19.

    Puna do të vijojë duke zbatuar edhe protokollin e sigurisë sipas dakordësisë së arritur mes kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe Shoqatës së Shoqërive të Transportit Publik Urban.

    Siç vihet re edhe në foto punonjësit e shërbimit të operatorëve si: kontrollor, dispeçer, si dhe stafe të tjera plotësuese janë pajisur me maskë mbrojtëse. Gjithashtu edhe nga ana e qytetarëve lejohet të përdorin autobusin vetëm nëse përdorin maskë, si dhe këshillohen të mbajnë një distancë sigurie.

    Ndërkohë sikurse është rënë dakord mes bashkisë së Tiranës dhe Shoqatës së Shoqërive të Transportit Publik, mjetet e operimit do të dezinfektohen në mënyrë periodike në ambientet e operatorit transportues nga stafi i tij dhe mjetet e operimit në transportin qytetës/rrethqytetas për personelin e shërbimit (shoferë, faturino, kontrollorë) do të pajisen me dezinfektantë me bazë alkooli.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë një donacion prej një milioni euro për pajisje filtrimi ajri, të dhuruara nga një kompani...
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur për ndarjen e fondeve të USAID-it dhe përdorimin e tyre në...
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Bild sot ka raportuar se Italia është duke u përgatitur për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane nga Kosova. Sipas gazetës së...
    Të tjera
    Vip19 Shkurt 2025
    Vserlo duket se së fundmi ka pasur një moment jo edhe aq të mirë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Besian Mustafa nga LDK ka thënë se Lumir Abdixhiku ka marrë mbi 85 për qind të votave të partisë. “Kryetari i LDK-së...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, Luise Mushikiëabo, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Ish-deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, për FrontOnline ka komentuar kërkesën e PRSK-së bërë pranë Gjykatës Themelore që Albin Kurti, të paraqitet në...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Ismet Kryeziu nga Demokraci në Veprim ka thënë se sistemi aktual zgjedhor favorizon “lojalitetin dhe strukturën e partisë ku shumë deputetë mbështeten...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Sikur në shumë evente kryesore nëpër botë, Devolli Corporation po merr pjesë edhe sivjet në panairin “Gulfood Fair 2025” që po mbahet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.