Pas propozimit për aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli nga prokurori i Specializuar i Hagës, ky institucion sot ka akredituar edhe avokatë të tjerë për të mbrojtur të dyshuarit, akuzuarit, apo viktimat.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Zyra e Prokurorisë së Hagës.
Lista e tanishme përmban 179 juristë.
Komunikata e plotë:
Sot, e mërkurë, 24 qershor 2020, Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) kanë shtuar emra të rinj në Listat e Mbrojtësve. Juristët që e kanë emrin në listë mund të zgjidhen për të përfaqësuar të dyshuar, të akuzuar, një grup viktimash, apo këdo tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik në procedurat para Dhomave të Specializuara të Kosovës, në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Direktivën për Mbrojtësit.
Listat publike përmbajnë emrat e 179 juristëve nga Kosova, Serbia dhe një numër shtetesh të tjera. Mbrojtësit mund të zgjedhin nëse duan që emrat e tyre të përmenden publikisht në faqen e internetit të DHSK-së.Listat publike përmbajnë emrat e 179 juristëve nga Kosova, Serbia dhe një numër shtetesh të tjera. Mbrojtësit mund të zgjedhin nëse duan që emrat e tyre të përmenden publikisht në faqen e internetit të DHSK-së.Ky është raundi i shtatë i shpalljeve. Listat publike të mbrojtësve janë publikuar.
Që nga nëntori i vitit 2017, Zyra e Mbrojtjes dhe Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave kanë marrë kërkesa të shumta për pranim. Vlerësimi i kërkesave dhe procesi i pranimit të mbrojtësve do të vazhdojnë edhe më tej. Me vijimin e procesit të vlerësimit, Listat e Mbrojtësve do të përditësohen vazhdimisht dhe në to do të pranohen edhe kandidatë të tjerë, që do të thotë se procesi mbetet i hapur.

Të tjera
-
16:18 | 16 Maj 2022
-
16:15 | 16 Maj 2022
-
15:54 | 16 Maj 2022
-
15:52 | 16 Maj 2022
-
15:51 | 16 Maj 2022
-
15:48 | 16 Maj 2022
-
15:39 | 16 Maj 2022
-
15:38 | 16 Maj 2022
-
15:23 | 16 Maj 2022
-
15:21 | 16 Maj 2022
-
15:14 | 16 Maj 2022
-
15:13 | 16 Maj 2022