×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Pacolli: Kosova është duke shkuar drejt një vendi autoritar nën udhëheqjen e Thaçit

    FrontOnline
    03 Qershor 2020

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli, është deklaruar për media lidhur me seancën për votimin e qeverisë “Hoti”, raporton Front Online.

    Ajo ka thënë që qeveria “Hoti” ndryshe nga ajo “Kurti”, do të jetë e varur nga Lista Serbe dhe nga Beogradi.

    “Është qeveria e vetme që ishte qeveri që nuk varej nga Lista Serbe dhe që u rrëzua, teksa nëse sot votohet ndonjë qeveri është e varuar nga Lista Serbe. Kjo përpjekje është kundër vullnetit të popullit dhe rrjedhimisht”, ka thënë Pacolli.

    Në këtë deklarim për media deputetja e VV-së, e ka “goditur”, presidentin e vendit, Hashim Thaçi. Ajo ka thënë që Thaçi është duke e dërguar vendin drejt një shteti autoritar, raporton Front Online.

    “Kosova është duke shkuar drejt një vendi autoritar nën udhëheqjen e Thacit”, ka thënë ajo.

    Për sa i përket mospjesëmarrjes në seancën ku do të votohet qeveria e re, Pacolli ka thënë që nuk do të marrin pjesë në një qeveri ilegale.

    “Ne sot nuk kemi shkuar në Kuvend sepse nuk duam të jemi prezentë gjatë formimit të një qeverie ilegale. Ne do ta kundërshtojmë këtë qeveri sepse nuk e përfaqëson popullin dhe demokracinë”, ka thënë tutje Pacolli.

    Lëvizja Vetëvendosje këtyre ditëve ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve, për peticionin ku po kërkohen zgjedhje të reja. Lidhur me këtë çështje, Pacolli ka theksuar se kanë për qëllim, dërgimin e tyre edhe në BE, raporton tutje Front Online

    “Ne po mbledhim nënshkrime dhe ky është hapi i parë i kundërshtimit. Ne kemi dal në sheshe dhe në lagje për të mbledhur ato. Këto nënshkrime do t`i adresojmë kudo që mundemi si në institucionet e Kosovës, ashtu edhe në institucione ndërkombëtare si në Bashkimin Evropian”, ka thënë ajo.

    Pacolli nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë e fillimit të protestave në vend.

    “Do të kemi opsion edhe protestat, por për çdo veprim do të njoftoheni me kohë”, ka thënë deputetja e VV-së. /Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.