×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacientët me Covid-19 që s’janë në gjendje të rënduar të vetmen vizitë nga mjeku e kanë kur testohen

    FrontOnline
    18 Korrik 2020

    Të infektuarit me Covid-19 që nuk e kanë gjendjen e rënduar, po e kanë vështirë qasjen në institucionet shëndetësore. Ata takimin e fundit me staf mjekësor e kanë ditën kur testohen.

    E pastaj të njejtit mjekohen duke qëndruar në vetizolim dhe duke respektuar rekomadnimet e OBSH-së.

    Por të infektuarit po vlerësojnë se duhet të kenë kontrolla pavarësisht se të njejtë nuk kanë gjendje të rëndë shëndetësore.

    Momenti i fundit kur kishte kontaktuar me zyrtarë të institucioneve shëndetësore ishte kur rezultoi pozitive me COVID-19.

    Prej atëherë Zana Avdiu thotë se nuk është kontaktuar nga askush.

    Kësisoj e njëjta vendosi që të drejtohet për në Klinikën Infektive për t’u konsultuar për gjendjen e saj shëndetësore. Por nga aty e drejtua për diku tjetër.

    Dera e mbyllur për të thotë se ishte edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

    Kësisoj Avdiu thotë se mënyra e vetme se si po trajtohet që nga 7 korriku prej kur rezultoi pozitive ishte në bazë të rekomandimeve të OBSH-së.

    Madje ajo ka hapur edhe një grup ku shumë qytetarë po kanë telashe të njëjta.

    Këto vërejtje Avdiu ia ka transmetuar drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqit.

    Ndërkohë gjatë së shtunës drejtoresha e Klinikës Infektive ka thënë që çdo pacient e trajtojnë në bazë të protokollit.

    Sipas saj të gjithë ata që kanë nevojë të hospitalizohen, pranohen në klinikë, ndërsa të tjerët duhet të qëndrojnë në vetizolim.

    E sa i përket qasjes së personave të prekur me COVID-19 nëpër qendra të mjekësisë familjare në Prishtinë, televizioni ka tentuar të marrë një përgjigjie nga drejtori i shëndetësisë, por që i njejti ka qenë i paqasshëm.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jetë ambasadori i ShBA-së...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta dhe reshjet e shiut bënë që Peja...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, në një prononcim për FrontOnline ka kritikuar Qeverinë e Kosovëës në lidhje me...
    Të tjera
    Lajme21 Nëntor 2024
    Deputetja e Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se miratimi i buxhetit të katërt të kësaj qeverie është dëshmi se kur qytetarët flasin...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ish-koloneli Rrahman Sylejmani, pas gjetjes së armëve para dy ditësh në veri të vendit të cilat lidhen me sulmin në Banjskë, ka...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vënia në rrezik dhe luajtja bixhoz me aleancat e cenon mbrojtjen e Republikës së...
    Vip21 Nëntor 2024
    Aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari ishte e ftuara e radhës në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ku u ribashkua me moderatoren Arbana Osmani...
    Sport21 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në Basketboll ka regjistruar humbje të rëndë sonte ndaj Zvicrës. ‘Dardanët’ janë mposhtur nga kombëtarja helvete me rezultat 75-43....
    Lajme21 Nëntor 2024
    Egzon Pacolli, sekretar i Forumit Rinor të LDK-së në emisionin “Paradoks” me Vehbi Kajtazin ka treguar se si e ka zbuluar skandalin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.