×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas mbylljes së Pediatrisë në Gjilan, pritet testimi i 70 personave të dyshuar me Coronavirus

    FrontOnline
    11 Maj 2020

    70 mostra të reja janë marrë sot në Komunën e Gjilanit për testim për virusin Covid-19, raporton Front Online.

    Kjo pasi që të njëjtit kanë pasur kontakt me 9 personat nga kjo komunë, që rezultuan mbrëmë me Coronavirus, raporton Front Online.

    Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka thënë për “Front Online”, se rastet e reja në këtë komunë kanë ardhur si pasojë e kontaktit me një person të infektuar në një klinikë private në Prishtinë. E si pasojë e këtyre rasteve është mbyllur edhe Spitali i Pediatrisë në këtë komunë.

    “Para dy ditësh ka qenë një rast pozitiv e cila është një rast i kontaktit me një të infektuar në spitalin privat në Prishtinë ‘Sirona’ dhe pastaj kanë dal që familjarët e saj janë infektuar. Ka qenë nëna e saj e cila është infermiere në Spitalin e Pediatrisë e cila është infektuar me Coronavirus dhe ka prekur edhe disa kolegë të saj”, tha ai për Front Online.

    E nga e njëjta, Coronavirusin e kanë marrë edhe një doktor dhe 4 motra medicinale në Spitalin e Pediatrisë në këtë komunë.

    “Me Coronavirus nga Spitali i Pediatrisë në Gjilan është një doktor dhe 3-4 motra medicinale që janë pjesë e pediatrisë. Kjo ka qenë njëra ndër arsyet që është mbyllur Pediatria. Janë anuluar shërbimet përkohësisht deri në finalizimin e mostrave që pritet të merren sot e që numri i tyre besoj që e kalon 70 sipas informacioneve që na kanë ardhur së fundmi”, ka konfirmuar Ismajli për Front Online.

    Gjendja shëndetësore, sipas Ismajlit, është e mirë dhe tani sipas tij në Gjilan janë vetëm 12 raste aktive me këtë virus.

    “Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Nga mëngjesi i kemi vizituar të gjitha këto familje që janë të prekura. Përveç ndonjë simptome shumë të vogël, gjendja e tyre në përgjithësi është e mirë dhe është stabile. Të gjithë janë në vet izolim në shtëpitë e tyre.   Në Gjilan i kemi gjithsej 12 raste aktive me Covid-19”, ka thënë ai.

    Në ndërkohë në Kosovë deri më tani janë shënuar 884, teksa prej tyre 655 janë shëruar dhe 28 persona kanë vdekur në total. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.