Lajme

Osmani: Marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit

Osmani: Marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit
11:34 | 04 Shtator 2020

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se çfarëdo marrëveshje përfundimtare që arrihet me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit.

Sipas saj, para se të arrihet marrëveshja përfundimtare, është e domosdoshme që Kuvendit t’i dorëzohet platforma e bisedimeve për të cilën ka thënë se duhet të arrihet konsensus i gjerë. Kështu është shprehur ajo në një takim me ambasadoren finlandeze Pia Stjernval, thuhet në një njoftim të Kuvendit të Kosovës.


Osmani e ka potencuar si të domosdoshme edhe transparencën përgjatë procesit të arritjes së marrëveshjes finale.Sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të nënshkruhet një marrëveshje ekonomike mes Kosovës e Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë. Në takim prezent do të jetë edhe kreu i SHBA-së, Donald Trumpi.

1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj

Të tjera