×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani falenderon stafin shëndetësor për punën e tyre gjatë pandemisë: Na e ruajtët të gjallë shpresën

    FrontOnline
    07 Maj 2020

    Kryeparlamentrja Vjosa Osmani përmes një shkrimi në “facebook”, ka falenderuar stafin shëndetësor për punën e tyre gjatë pandemisë COVID-19.Osmani thotë se ata e mundësuan menaxhimin e situatës me pandeminë dhe e ruajtën të gjallë shpresën.Shkrimi i plotë:

    Edhe pse në kushte jo të mira e në një sistem shëndetësor me shumë sfida, punonjësit tanë shëndetësor me të drejtë po cilësohen si heronj që po shpëtojnë jetë në këto kohë të rënda.

    Prandaj, dua t’i falënderoj edhe një herë që të gjithë për vullnetin, punën e këmbënguljen e tyre për ta vazhduar betejën ndaj pandemisë dhe, shpresoj shumë, për ta fituar atë së shpejti.

    Megjithëse, pjesë e një sektori shëndetesor të lënduar ndër vite, me kurajon dhe angazhimin e tyre, ata e mundësuan menaxhimin e situatës me pandeminë dhe e ruajtën të gjallë shpresën.

    Sfidat të cilat i solli pandemia, ndër të tjera, kanë prekur edhe praktikën e imunizimit/vaksinimit të fëmijëve duke e ndërprerë atë për gati dy muaj. Këto ditë, kur shkenca e ka kthyer vëmendjen në zhvillimin e vaksinës së re kundër COVID-19, ne duam të kujtojmë se rëndësia e imunizimit të femijëve mbetet jetike për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme.

    Për këtë arsye, sot, së bashku me shefin e UNICEF-it në Kosovë, z. Murat Sahin, vizituam qendrën e imunizimit në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ulpianë, për të parë nga afër rifillimin e vaksinimit të fëmijëve, proces i cili do të zhvillohet në 60 qendra gjithandej Kosovës.
    Tashmë janë vendosur kontaktet me prindërit për të vazhduar me praktikat e vaksinimit. Ne duam që ta zgjerojmë edhe listën e vaksinave për femijët, për ta përafruar orarin dhe gamën e imunizimit me shtetet e zhvilluara.

    Vaksinimi shpëton jetë.Investimi në shëndetësi është investim në një të ardhme të shëndoshë.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.