×
  • Lajme
  • Lajme

    Oda Amerikane kërkon heqjen e kufizimit të lëvizjes dhe lejimin e punës brenda të gastronomisë

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Oda Amerikane në Kosovë ka kërkuar nga institucionet e Kosovës lehtërisa për sektorin e gastronomisë.

    Në këtë kontekst, me anë të një komunikate për media, Oda Amerikane e Kosovës ka përmendur kufizimin e lëvizjes dhe ndalimin e përdorimit të ambientit të brendshëm në objektet afariste të gastronomisë.

    “Komiteti i Gastronomisë dhe Turizmit i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e anëtarëve lidhur me masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës që kufizojnë aktivitetin ekonomik të ndërmarrjeve të industrisë HORECA. Komiteti i Gastronomisë dhe Turizmit cilëson se kufizimi i orarit të lëvizjes dhe ndalesa e përdorimit të ambientit të brendshëm në aktivitetet e subjekteve afariste si në restorante, bare, pube, pengon rimëkëmbjen e këtyre bizneseve dhe zhvillim të lirë të aktivitetit ekonomik në një ekonomi të tregut me konkurrencë të lirë, derisa një praktikë e tillë gjithashtu ka implikime të dëmshme në zhvillimin ekonomik dhe përkeqësimin e ambientit të bërit biznes”, thuhet në komunikatë.

    “Të njëjtin efekt ka edhe vonesa në zbatimin e masave të rimëkëmbjes ekonomike të lidhura edhe me vonesat në aprovimin e legjislacionit përkatës, e cila mes tjerash pamundëson edhe zbritjen e normës së tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) në 8%. Kjo ndikon në rimëkëmbjen e bizneseve të kësaj fushe, derisa aprovimi më i shpejtë i ligjit do të kishte ndikim në lehtësimin e operimit të ndërmarrjeve të prekura nga ndikimi i pandemisë COVID-19”, thuhet tutje aty.

    Sipas Odës Amerikane, vendimi për kufizimin e lëvizjes dhe ndalesën e qëndrimit, ngrënies dhe pirjes në ambiente të mbyllura po ndikon negativisht në operimet e subjekteve afariste përmes kufizimit të numrit të klientëve.

    “Komiteti i Gastronomisë dhe Turizmit konsideron se vendimi për ndalimin e qëndrimit brenda dhe kufizimin e orarit të lëvizjes, padyshim që ka implikime edhe në zvogëlimin e të ardhurave nga shitjet, e që pamundëson zgjerimin dhe zhvillimin e sektorit HORECA. Rrjedhimisht, Komiteti i Gastronomisë dhe Turizmit konsideron se çdo efekt pozitiv i gjeneruar nga një politikë e tillë do të mbipeshohej nga ndikimet negative që ka në ekonominë e vendit dhe bizneset. Prandaj, konsiderojmë se angazhimi i institucioneve të qeverisjes lokale duhet të jetë i bazuar në krijimin e një mjedisi të shëndoshë për sektorin privat i cili krijon parakushte për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror gjatë kësaj periudhe”, thuhet më tutje në njoftim.

    Përfundimisht, Komiteti i Gastronomisë dhe Turizmit i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon nga Qeveria e Kosovës që në koordinim me ministritë dhe institucionet përkatëse të rivlerësojnë masat e vendosura, të lejojnë qëndrimin në ambiente të mbyllura, në restorante, bare dhe pube gjithmonë duke respektuar masat e vendosura nga IKSHPK-ja, të largojnë kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe të bëjnë votimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Kronika17 Maj 2025
    Përgjatë ditës së premte në Kosovë u regjistruan 93 aksidente trafiku. 40 prej tyre ishin me të lënduar, deri 53 të tjerët...
    Lajme17 Maj 2025
    Fadil Demaku, deputeti nga radhët e PDK-së në një prononcim për “Front Online” tha se përgjegjësia për zhbllokimin e situatës politike bie...
    Kronika17 Maj 2025
    Të premten, gjatë zbatimit të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Ferizaj, Policia kreu kontrolle në disa lokale. Gjatë kontrollit në një...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Halil Thaçi është shprehur për “Front Online” se Vetëvendosje po angazhohet për zhbllokim, ndërsa fajësoi partitë opozitare për...
    Lajme17 Maj 2025
    Në përpjekje për të tejkaluar krizën politike dhe për të zhbllokuar funksionimin e Kuvendit të Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka mbledhur të...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë një përmbledhje të samitit të djeshëm të Komunitetit Politik Europian që solli në Tiranë liderët nga...
    Vip17 Maj 2025
    Sonte mbahet finalja e madhe e Eurovizionit në Basel të Zvicrës. Atje do të ngjitet sërish në skenë “Shkodra Elektronike” që përfaqëson...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të fillojnë diskutimet me aleatët evropianë për të reduktuar trupat amerikanë në Evropë më vonë këtë...
    Lajme17 Maj 2025
    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të shtunën, më 17.05.2025, do të kryhen punime të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.