×
  • Lajme
  • Lajme

    OAK kërkon përkrahje nga partitë politike në Kuvend për tejkalimin e krizës

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Mundësitë për përkrahje lidhur me problemet e bizneseve, finalizimi i pakos e rimëkëmbjes, ofrimi i përkrahjes në ndryshim plotësimin e ligjeve të cilat janë aktualisht në proces, krijimi i ofertave për investitorët, krijimi i arkës patriot, ofertat strategjike në bujqësi, mbrojtja dhe orientimi i bizneseve, ligji për investime strategjike, iniciimi i sigurimeve shëndetësore dhe sigurimit në punë ishin disa nga çështjet që u ngritën në takimin e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti me bashkëpunëtor.

    Në kuadër të takimeve që OAK është duke realizuar me kryetarët e partive politike, në takimin me z. Kurti u theksua rëndësia e bashkëpunimit reciprok për përkrahje në tejkalim të gjendjes së rëndë me të cilën janë duke u ballafaquar bizneset si rezultat i pandemisë.

    Siç njofton kumtesa, gjatë këtij takimi OAK theksoi emergjencën e finalizimit sa më parë të pakos së rimëkëmbjes në mënyrë që bizneset të kenë mundësi që të mbijetojnë, mbajnë në punë punëtorët dhe sigurimin e kapitalit për ruajtje të likuiditetit. Theks i veçantë iu kushtua rëndësisë së finalizimit sa më parë të Ligjit të Punës dhe Pushimit të Lehonisë duke u cilësuar dy nga ligjet esenciale të zhvillimit të vendit, si rezultat i të cilëve kemi një numër shumë të ulët të të punësuarve, largimin e fuqisë punëtore në vendet e BE-së për një jetë dhe mirëqenie më të mirë. Gjithashtu Ligji për Tregti të Brendshme është më se i nevojshëm duke rregulluar tregun në bazë të nevojave dhe analizave dhe njëkohëssiht duke mbrojtur dhe orientuar bizneset u tha nga përfaqësuesit e OAK-së.

    Hamdi Malushaj anëtar i bordit në OAK theksoi rëndësinë e aftësimit profesional, respektimin e kontratave të punës, afatet e paralajmërimeve dhe rëndësinë e ndarjes së qartë të të drejtave dhe detyrimeve mes punëtorëve dhe punëdhenësve. Malushaj gjithashtu veçoi qasjen e shtetit ndaj biznesit dhe trajtimin që bizneset janë duke marrë aktualisht nga shteti duke lënë shumë hapësirë për të dëshiruar.

    Anëtari i bordit Hysni Zogaj theksoi rëndësinë e ofrimit të përkrahjes për sektorin e bujqësisë dhe minierave e mineraleve duke qenë dy ndër sektorët më me potencial të zhvillimit të vendit.

    Ndërsa sekretari i bordit Diamant Elshani veçoi rëndësinë e unitetit më të madh dhe bashkëpunimin me komunitetin e biznesit qysh në fazat e hershme të iniciimit të nismave ligjore, në mënyrë që së bashku me institucionet dhe bizneset të diskutohen në grupe punuese çështjet me interes reciprok.

    Kryetari i LVV Albin Kurti falënderoi përfaqësuesit e OAK-së për takimin dhe çështjet që u ngritën, duke u shprehur i hapur për bashkëpunim në ndryshimin e praktikave dhe qasjes ndaj bizneseve. Kurti veçoi rëndësinë e diagnostifikimit të problemeve ekonomike dhe premtoi përkrahje për ligjet në kuvend në plotësim ndryshimin e tyre në mënyrë që ato të jenë të aplikueshme dhe përshtatshme për rrethanat në të cilat operojmë.

    Prezente në takim ishte edhe znj. Rozeta Hajdari e cila u shpreh e gatshme për bashkëpunim të ngushtë me qëllim të identifikimit të problemeve më të cilat ballafaqohen operatorët ekonomik dhe propozimet për alternativat e zgjidhjes së situatave të caktuara.

    Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Skënder Krasniqi – kryetar i bordit, Diamant Elshani – sekretar i bordit, Hamdi Malushaj dhe Hysni Zogaj anëtar të bordit dhe Qendresa Ibrahimi – koordinatore në OAK.

    Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje u përfaqësua nga Albin Kurti, Rozeta Hajdari dhe Tropika Agaj

    Nga Rubrika
    Lajme15 Mars 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për zgjedhjet që u mbajtën në shkurt të këtij viti. Haziri duke...
    Lajme15 Mars 2025
    Zjarret janë bërë një problematikë serioze ditëve të fundit, pasi që disa pjesë malore të vendit janë kapluar nga flakët. Një vend...
    Lajme15 Mars 2025
    Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një konflikti fizik në fshatin Ujmirë të Klinës. Konflikti eskaloi deri në therje me thika,...
    Të tjera
    Lajme15 Mars 2025
    Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar për këtë parti në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Në qendër të Beogradit ka pasur incidente serioze në protestën më të madhe kundër Vuçiqit dhe regjimit të tij. Në momentin kur...
    Sport15 Mars 2025
    Milani ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Comos në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit italian....
    Lajme15 Mars 2025
    Lëvizja Vetëvendosje 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, AAK-NISMA 8, 9 deputetë Lista Serbe, 1 mandat e ka fituar ZSPO e Nenad...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Partia Demokratike po proteston kundër vendimit të qeverisë që ka mbyllur rrjetin social TikTok në Shqipëri. Ajo e cilëson këtë si akt...
    Lajme15 Mars 2025
    35 kuti të votimit të Vushtrri kanë shkuar në rinumërim, nga 96 që ishin në total. Nacionale raporton me burime se shpërputhje...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.