×
  • Lajme
  • Lajme

    NY Times: Kosova dhe Shqipëria, ndër vendet e pakta ku mund të shkojnë amerikanët

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Gazeta prestigjioze amerikane, “The New York Times”, e ka publikuar një listë të shteteve që mund të vizitohen nga qytetarët e ShBA-së edhe në kohën e pandemisë, ndonëse ata mund të përballen me disa kufizime edhe në këto vende. Në listë ndodhen Kosova dhe Shqipëria.

    Për amerikanët që kanë shumë dëshirë t’i vazhdojnë udhëtimet ndërkombëtare, këto janë shtetet që tash për tash ua lejojnë hyrjen qytetarëve amerikanë, ndonëse mund të ketë disa kufizime, shkruan gazeta e njohur.

    Ndonëse shumë shtetet janë të paarritshme për vizitorët amerikanë për shkak të shkallës së lartë të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, mbi 20 vende kanë filluar t’i mirëpresin ata, ndonëse disa kushte janë ende në fuqi, shkruan “The New York Times”.

    Departamenti i Shtetit po e mban në fuqi nivelin e katërt të Këshilluesit Shëndetësor Global, me të cilin rekomandohet shmangia e udhëtimeve ndërkombëtare për shkak të pandemisë. Megjithatë, autoritetet gjithashtu kanë ofruar të dhëna specifike për shtetet të caktuara pas lehtësimit të masave të kufizimit.

    Për Kosovën, gazeta shkruan: Kosova është e hapur për vizitorë pa kufizime rreth Covid-19, ndonëse rekomandohet që udhëtarët të kenë test që dëshmon se kanë dalë negativë në katër ditët e fundit para ardhjes. Zyrtarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës po kërkojnë që ata që vijnë apo largohen nga vendi të shoqërohen vetëm nga një person në mënyrë që të zvogëlohet tollovia.

    Për Shqipërinë, në tekstin e gazetës së njohur shkruhet: Shqipëria i rihapi kufijtë në pjesën e parë të qershorit me kontrolle të shtuara dhe masa të karantinës në fuqi. Sidoqoftë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit, Ambasada e ShBA-së në Shqipëri i ka pezulluar të gjitha shërbimet, përpos atyre emergjente. Deri në fund të qershorit, hapësirat e brendshme të bareve, restorantet dhe klubet e natës kanë qenë të mbyllura, sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

    Përpos Kosovës dhe Shqipërisë, në listën e vendeve ku mund të shkojnë amerikanët, sipas kësaj gazete, ndodhen edhe Maqedonia Veriore, Kroacia, Turqia, Serbia, Britania e Madhe, Ukraina, Meksika dhe disa shtete të tjera më të vogla./express/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.