×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Numri i viktimave nga coronavirusi në SHBA në 24 orët e fundit rritet për gati 2,000

    FrontOnline
    13 Maj 2020

    Shtetet e Bashkuara regjistruan në 24 orët e fundit edhe 1,894 viktima nga coronavirusi, të cilat e çojnë në 82,387 numrin e përgjithshëm të tyre.

    Shifra paraqet një rritje të mprehtë krahasuar me më pak se 1,000, sa ka qenë në dy ditët paraprake.

    Numri total i të infektuarve në SHBA aktualisht qëndron në mbi 1.3 milion.

    Eksperti i sëmundjeve infektive atje, Anthony Fauci, paralajmëroi të martën për shpërthime të reja të sëmundjes, nëse masat e izolimit hiqen shumë shpejt.

    Nëse udhëzimet federale për rihapjen e ekonomisë nuk ndiqen, “pikat e vogla” do të bëhen shpërthime, tha Fauci.

    Ai foli para një komiteti të Senatit të Shteteve të Bashkuara, përmes një video-lidhjeje.

    Mesazhi i tij u interpretua si kundërshtim i qëndrimeve të presidentit Donald Trump, i cili do që ekonomia amerikane të rihapet sa më shpejt.

    Disa shtetet amerikane tashmë kanë nisur lehtësimin e masave të izolimit.

    Nju Jorku, shteti më i prekur në SHBA, ka paralajmëruar se do t’i relaksojë kufizimet nga data 15 maj.

    Me 1.3 milion njerëz të infektuar me coronavirusi dhe me mbi 82,000 të vdekur, SHBA-ja është vendi më i goditur në botë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Në një njoftim për media, LVV thekson se zgjedhjet...
    Lajme04 Mars 2026
    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Sport04 Mars 2026
    Franco Mastantuono është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti Spanjoll i Garave për qëndrime përbuzëse ose shpërfillëse ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes së fundit...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.