Presidenti i Republikës së Kosovë, Hashim Thaçi, ka anuluar udhëtimin e tij drejt Washingtonit, pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale.
Lajmin e ka konfirmuar emisari i Trump, Richard Grenell, dhe vetë nga zyra e Thaçit në Prishtinë.
Megjithatë takimi i 27 qershorit nuk do të anulohet. Siç ka shkruar Richard Grenell, takimi në Washington do të realizohet dhe Republika e Kosovës do të përfaqësohet nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
“Presidenti i Kosovës sapo më informoi që ai ka anuluar udhëtimin e tij drejt Washingtonit, pas aktakuzës që u bë publike nga Zyra e Prokurorit Special. Respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në takim derisa çështjet ligjore të atyre pretendimeve të zgjidhen”, ka shkruar Grenell.
Ai tutje ka thënë se takimi i të shtunës nuk do të anulohet, dhe se presidenti Vucic do të jetë në takim bashkë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.
“Ne shikojmë përpara drejt diskutimeve të së shtunës që do të drejtohen nga presidenti Vucic dhe kryeministri Hoti”, ka shkruar Grenell.

Të tjera
-
19:32 | 19 Maj 2022
-
19:28 | 19 Maj 2022
-
19:27 | 19 Maj 2022
-
19:25 | 19 Maj 2022
-
19:17 | 19 Maj 2022
-
19:14 | 19 Maj 2022
-
19:10 | 19 Maj 2022
-
19:09 | 19 Maj 2022
-
18:51 | 19 Maj 2022
-
18:35 | 19 Maj 2022
-
18:34 | 19 Maj 2022
-
18:30 | 19 Maj 2022