Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast tragjik që ka ndodhur dje në fshatin Skorrobishtë të Prizrenit, ku një person është gjetur i vdekur në ballkonin e shtëpisë së tij.
Trupi i pajetë i viktimës është gjetur rreth orës 13:00.
Me vendim të prokurorit trupi pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Skorrobishte, Prizren 02.07.2020-13:15. Është raportuar se në ballkonin e shtëpisë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kurse ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë ai.