×
  • Lajme
  • Lajme

    Nisin problemet, disa nxënës dhe mësimdhënës në Vushtrri rezultojnë pozitiv me COVID-19

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se disa mësimdhënës dhe nxënës të klasës së pestë të shkollës “Mustafë Venhari” në Vushtrri kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

    Me anë të një postimi në Facebook, Zemaj nuk ka treguar numrin e atyre që kanë rezultuar pozitiv në këtë shkollë, por se ka bërë të ditur se mësimi në këtë shkollë nga tani e tutje do të mbahet online.

    “IKSHPK ka rekomanduar që mësimi në këtë shkollë nga nga skenari “A” të kaloj në skenarin “C”, mësim online”, ka shkruar Zemaj.

    Ai ka kërkuar nga nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit që të jenë bashkëpunues.

    Siç ka shkruar Zemaj, nëse është nevoja do të bëhet edhe ritestimi i mësimdhënësve dhe nxënësve.

    Postimi i plotë:

    Përderisa edhe sot Kosova po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19 si dhe një shifër relativisht më të mirë sa i përket të të infektuarve me Covid 19, ku nga 643 teste, 63 janë pozitiv, në shkollën “Mustafë Venhari” në Vushtrri nuk është situata që dëshirojmë.

    Duke pasur parasysh hulumtimin aktiv epidemiologjik dhe mbikëqyrjen e situatës epidemiologjike, IKSHPK ka bërë testimin e gjithe arsimtarëve dhe nxënësve të klasës së pestë të shkollës “Mustafa Venhari” në Vushtrri, ku më pas disa kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

    IKSHPK ka rekomanduar që mësimi në këtë shkollë nga nga skenari “A” të kaloj në skenarin “C”, mësim online.

    Të nderuar nxënës, mësimdhënës, prindër,

    Testimi i mësimdhënësve, por edhe I nxënësve nëse vërehen simptoma, do të vazhdoj por nëse duhet, do të bëhet ritestimi i tyre.

    Kërkoj nga ju që të jemi bashkëpunues dhe të gjithë së bashku të punojmë për të mirën e fëmijëve tanë e mos përsëriten raste të tilla.

    Duke i ndihmuar njëri tjetrit, të gjithë i ndihmojmë shëndetit publik!.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se po vazhdojnë të përballen me vatra të reja zjarri në fshatrat përreth Pakashticës, si...
    Lajme26 Korrik 2025
    Mjekët në Emergjencën e Skenderajt ia kanë shpëtuar jetën një dyvjeçari që po ngulfatej nga një copë mishi me asht. “Sonte, në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Pas dështimit të 53-të me radhë për konstituimin e Kuvendit ka reaguar njohësi i sigurisë, Burim Ramadani. Ramadani përmes një postimi në...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, në përmbyllje të seancës së sotme të dështuar, tha se nuk do të lejojnë që kreu i...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se është hipokrizi që të mblidhen sërish sot në ora 22:00, për të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, pas dështimit të seancës së sotme, ka thënë se tashmë është mirë që të gjithë deputetët të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj i ka quajtur abuzues Albin Kurtin dhe Avni Deharin në lidhje me situatën...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetët e zgjedhur kanë dështuar të arrijnë konstituimin e Kuvendit në tentimin e 53-të të tyre. Sot, shënohet dita e fundit të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Ka nisur seanca e 53-të konstituive, ku deputetët e zgjedhur pas 24 orëve pauzë nga seanca paraprake, po tentojnë të funskionalizojnë Kuvendin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.