
Kosova më 1 qershor hyn në fazën e tretë të lehtësimit të masave kundër Coronavirusit, raporton Front Online.
Këtë e bëri të ditur Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Edhe kur kanë qenë masat rigoroze, qytetarët i kanë respektuar këto masa, nga dita e nesërme do të fillojmë me hapjen, do të bëhet hapja e çerdheve, organizimi i testit të maturës, me datën 13 mars patëm marrë vendim për mbylljen e kufijve të Kosovës, nga dita e nesërme kafiterit dhe baret hapen”, tha Kurti.
“Një ndër vendimet e rëndësishme që morëm tani është ai për liberalizimin e mëtutjeshëm e masave në ballafaqimin me Covid-19”, ka thënë ai në një konferencë për medie.
“Së pari ne ju falënderohemi të gjithë qytetarëve të cilët edhe kur këto mase kanë qenë rigoroze, me një kulturë qytetarë të pashembullt kanë respektuar të gjitha vendimet e Qeverisë dhe MSH-së dhe këshillat e IKSHPK-së”.
Kurti ka treguar edhe datat kur këto dy klasë do të kthehen në shkollë për t’u përgatitur për testin e arritshmërisë dhe atë të maturës.
“Kthimi i klasve të nënta prej datës 8 qershor, ndërsa kthimi i klasëve të 12-ta prej datës 15 qershor”, ka deklaruar Kurti.
Kurti tha se fakti që po i heqim të gjitha këto[o masa, nuk do të thotë se nuk duhet të kemi kujdes edhe më tutje.