×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Nga java e ardhshme, Franca e bën të detyrueshme vendosjen e maskës

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Kryeministri i Francës, Jean Castez, tha se nga java e ardhshme, veshja e maskave në ambiente të mbyllura do të jetë e detyrueshme, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

    Një ditë më herët, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se ky detyrim do të hyjë në fuqi nga 1 gushti.

    Por, Castex i tha të enjten Senatit francez se afati është zhvendosur përpara, pas sugjerimeve se gushti mund të jetë vonë.

    Në rajonin veriperëndimor të Farncës, Majene, urdhri hyn në fuqi prej sot, për shkak të shqetësimeve për rritjen e numrit të rasteve me koronavirus.

    Deri më tani, në Francë, veshja e maskës ka qenë e obligueshme në transport publik dhe aty ku distanca fizike ka qenë e pamundur.

    Franca është në mesin e vendeve më të prekura në Evropë nga koronavirusi.

    Mbi 210,000 njerëz janë infektuar atje, ndërsa mbi 30,000 kanë vdekur.

    Në gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 13.5 milionë njerëz.

    Prej tyre, mbi 584,000 kanë vdekur, ndërsa mbi 7.5 milionë janë shëruar.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Gusht 2025
    Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës, ka komentuar emërimin e Mentor Hysenit, drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, duke thënë se...
    Lajme13 Gusht 2025
    Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar Raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2024 për Kosovën. Në pjesën për lirinë e...
    Lajme13 Gusht 2025
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka thënë se nuk komenton deklaratat apo thirrjet e ekzekutivit. Kjo pas thirrjes së Ministrisë së Drejtësisë...
    Të tjera
    Lajme13 Gusht 2025
    I është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji Top Kolshit, të arrestuarit për vrasjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit....
    Lajme13 Gusht 2025
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas emërimit të Mentor Hyseni drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës. Ajo ka thënë se...
    Lajme13 Gusht 2025
    Ministrja në detyrë, Albulena Haxhiu, pritet të jetë sërish kandidate e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit. Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu, tha...
    Lajme13 Gusht 2025
    Ka përfunduar seanca ndaj Top Kolshit, të dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit. Kolshi u arrestua...
    Lajme13 Gusht 2025
    Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas emërimit të anëtarit të VV’së Mentor Hyseni në krye të ATK’së. Ajo ka thënë...
    Lajme13 Gusht 2025
    Nëntë vatra zjarri janë aktive në gjithë Kosovën dhe 23 persona janë arrestuar nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme në javën e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.