Lokalet në Maqedoninë e Veriut më në fund pritet ti rikthehen orareve të rregullta të punës.
Qeveria solli vendim që oraret e restoranteve dhe kafeterive ti kthehen orareve të zakonshme para pandemisë, dhe jo siç ishte deri tani deri në orën 22.00.
Ky vendim u soll pasi që u shqyrtua propozimi i Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse të Ministrisë së Shëndetësisë për ndryshimin e orarit të punës për kafenetë, restorantet dhe të gjitha objektetet gastronomike.
Ligji hynë në fuqi të hënën pas daljes në gazetën zyrtare. Pjesa më e madhe e lokaleve mund të punojnë deri në ora 24:00, ndërsa për një pjesë është e lejuar edhe deri në ora 01:00 pas mesnate.
Gjatë javës tjetër pritet të ketë vendim edhe për hapjen e kufijve pa kushte – pa testin PCR për koronavirus si dhe pa karantinën 14 ditëshe. Qeveria është shprehur optimiste se do të ketë vendim pozitiv edhe nga Komisioni për sëmundje ngjitëse. (INA)

Të tjera
-
17:51 | 04 Mars 2021
-
17:49 | 04 Mars 2021
-
17:46 | 04 Mars 2021
-
17:44 | 04 Mars 2021
-
17:43 | 04 Mars 2021
-
17:42 | 04 Mars 2021
-
17:37 | 04 Mars 2021
-
17:36 | 04 Mars 2021
-
17:35 | 04 Mars 2021
-
17:33 | 04 Mars 2021
-
17:25 | 04 Mars 2021
-
17:24 | 04 Mars 2021