×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nëse deputeti Arifi ka qenë i dënuar mbi një vit, vota e tij nuk vlen dhe formimi i Qeverisë është juridikisht i pavlerë”

    FrontOnline
    12 Qershor 2020

    Lëvizja Vetëvendosje sot ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për siç thonë anti-kushtetutshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të deputetit Etem Arifit për Qeverinë Hoti.

    Lidhur me këtë ka folur njohësi i Kushtetutës, Riza Smaka.

    Ai për Telegrafin ka thënë se nëse GJK vendos në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, atëherë do të dilte se nuk ka pasur vota të mjaftueshme për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

    Smaka ka theksuar se tashmë gjithçka varet nga vendimi i Kushtetueses, dhe se vendimi i marrë në seancën e 3 qershorit, për zgjedhjen e Qeverisë mund të shpallet juridikisht i pavlerë, nëse deputeti Arifi nuk ka mandat.

    “Varet krejtësisht nga vendimi që do ta miratojë Gjykata Kushtetuese. Ndryshe, deputeti kur dënohet mbi një vit, ai e humb cilësinë e deputetit. Unë nuk e kam të saktë këtë fakt për shkak se nuk e kam dosjen e tij por në bazë të shenjave, nëse ka qenë i dënuar mbi një vit, ai person nuk ka mundur të votojë, sepse nuk e ka pasur cilësinë e as mandatin e deputetit, prandaj vota e tij do të ishte nule. Nëse do të ishte nule, do të dilte se nuk ka pasur vota të mjaftueshme për formimin e Qeverisë dhe kjo do ta implikonte këtë konsekuencën tjetër, që do të trajtohej vendimi nul, juridikisht i pavlerë”, tha Smaka.

    Smaka tha se procedura është shumë e rëndësishme, sepse shkeljet e procedurës shkaktojnë shkelje juridike, ndërsa shtoi se në përgjithësi në Kosovë mungon kultura e disiplina juridike.

    “Synimi është që të punohet sipas rregullores së punës së Kuvendit dhe nëse do të punohej dhe veprohej sipas saj nuk do të bëheshin shkelje në procedurë, sepse shkeljet e procedurës shkaktojnë shkeljet juridike materiale, ato quhen shkelje juridike formale të procedurës. E procedura është shumë e rëndësishme, prandaj shpesh autoritetet tona i neglizhojnë këto gjëra. Ndër të tjera është shkelje edhe kur Presidenti dhe ish-kryeministri i shkojnë një deputeti pas mesnate dhe i thonë sesi të votoj, që është në kundërshtim me Nenin 70 të Kushtetutës, neve në përgjithësi na mungon edhe kultura edhe disiplina juridike. Kjo është çështje serioze dhe pushteti është institucion serioz e jo organizatë jashtë qeveritare”, tha Smaka.

    Kuvendi i Kosovës më datë 3 qershor, me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim votoi për Qeverinë Hoti. Të pranishëm në Kuvend ishin 86 deputetë, përfshirë këtu edhe deputetin e Etem Arifi.

    Arifi, i cili vazhdon të figurojë si deputet i Kuvendit të Kosovës, përkundër se ligjërisht këtë mandat tashmë e ka humbur, do të vazhdojë të jetë i lirë të paktën deri më 29 qershor 2020. Arifi ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i cili votoi pro formimit të Qeverisë Hoti.

    Ai po ashtu kishte qenë i pranishëm në seancën e Kuvendit të Kosovës, të mbajtur më 25 mars 2020, ku edhe kishte votuar për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

    Një gjë të tillë, Arifi e kishte bërë edhe pse sipas Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, ai veçse e ka humbur statusin e deputetit të Kosovës.

    Kjo pasi që, dënimin me një vit e tre muaj burgim efektiv që i ishte shqiptuar nga Gjykata e Apelit për veprën penale të mashtrimit me subvencione, ia kishte lënë në fuqi edhe Gjykata Supreme.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.