×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëntë ditë izolim për shkak të COVID-19, këshilltari tregon për gjendjen e kryeministrit Hoti

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Tash e nëntë ditë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjendet në izolim, meqenëse ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Për gjendjen shëndetësore të Hotit, ka dhënë detaje këshilltari i tij për media, Xhavit Beqiri.

    Sipas tij, gjendja e kryeministrit është e mirë. Beqiri ka treguar për Gazetën Express edhe për takimet virtuale që ka zhvilluar sot i pari i ekzekutivit.

    “Mirë është siç e keni parë tërë ditën e ka pas aktive me takime virtuale nga banesa e tij. Ka pas më herët takim me krerët e sigurisë, po ashtu ka pasë takim me kryetarët e komunave dhe drejtorët e departamenteve komunale për shëndetësi, masnej një takim tjetër me kryetarët e komunave dhe drejtorët komunalë për arsim. Në këto dy takime kanë qenë të pranishëm edhe dy ministrat përkatës, ku është diskutuar për opsionet për fillimin e vitit shkollor”, ka thënë Beqiri.

    Ai thotë se përveç kollës dhe lodhjes, Hoti nuk ka simptoma të tjera.

    “Ai do të kalojë atë 14-ditëshin, pra do t’i përmbahet protokollit, masnej kur të del negativ do t’i kthehet punës. Kemi biseduar vazhdimisht dhe nuk ka simptoma të tjera, pak një lodhje të lehtë, por përveç kollës nuk ka ndonjë simptomë tjetër. Këto ditët e fundit sidomos sot e ka pasur plot me angazhime”, ka deklaruar këshilltari i Hotit.

    E përveç kryeministrit, për COVID-19 janë testuar edhe gjashtë anëtarë të kabinetit të tij, derisa pjesa tjetër e stafit është izoluar për gati tetë ditë.

    Në mesin e atyre që është izoluar ka qenë edhe vetë Beqiri. Ai ka treguar se sot ka dalë nga izolimi.

    “Prej stafit të kryeministrit, janë testuar gjashtë anëtarë të kabinetit të cilët kanë pas kontakt me intensive, por të gjithë kanë dal negative, derisa ne pjesa tjetër kemi qenë për 7-8 ditë në vetizolim dhe kur nuk kemi pasë asnjë lloj simptomë, kemi filluar me dalë në zyre. Unë për vete kam dal sot, meqenëse e kemi marrë konfirmimin që mund të dalim”, ka thënë Beqiri

    Ndryshe, Hoti ka njoftuar se është infektuar me koronavirus më 2 gusht. Ai ka bërë me dije se përveç kollës, nuk ka simptoma të tjera dhe se do të jetë në izolim për dy javë.

    “Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, kishte shkruar Hoti.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Maj 2025
    Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-31 km/h....
    Lajme13 Maj 2025
    Gregory W. Kehoe, që ishte avokat i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale nga viti 2021 deri në vitin 2024,...
    Lajme13 Maj 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, në lidhje me konstituimin e...
    Të tjera
    Vip13 Maj 2025
    Spektakli më i madh evropian i muzikës, Eurovision Song Contest 2025, ka nisur zyrtarisht sonte (e martë, 13 maj) me gjysmëfinalen e...
    Vip13 Maj 2025
    Sonte (e martë), Shqipëria ngjitet në skenën e ‘Eurovision Song Contest 2025’ me përfaqësuesit “Shkodra Elektronike” dhe këngën “Zjerm”, duke konkurruar në...
    Lajme13 Maj 2025
    Liridon Masurica nga Gjilani, administratori kryesor i “BlackDB.CC”, që është tregu kriminal online, , i njohur edhe si “@blackdb”, është ekstraduar nga...
    Lajme13 Maj 2025
    Administratori kryesor i “BlackDB.CC”, që është tregu kriminal online, Liridon Masurica nga Gjilani, i njohur edhe si “@blackdb”, është ekstraduar nga Kosova...
    Sport13 Maj 2025
    Kylian Mbappe arriti të provokonte disa lojtarë të Barcelonës duke fituar një penallti të hershme për Real Madridin në El Clasico. Francezi...
    Vip13 Maj 2025
    Raportet mes Big Mamës dhe Albës së FermaVip, duket se nuk po përmirësohen. Ditën e sotme, fermeret janë përfshirë sërish në një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.