×
  • Lajme
  • Lajme

    Në takimin mes Kosovës e Serbisë mund të marrë pjesë edhe Presidenti Trump

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Takimi në Shtëpinë e Bardhë, mes Kosovës dhe Serbisë, mund shtyhet në një datë të përshtatshme, ashtu që edhe Presidenti Trump të jetë pjesë e tij.

    Takimi i caktuar mes Kosovës dhe Serbisë më 2 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, me shumë gjasë do të shtyhet për dy ditë.

    Burime diplomatike të Gazetës Express bëjnë me dije se takimi mund të zhvendoset më datë 4 shtator.

    Siç i kanë thënë Gazetës Express këto burime në të mund të marrë pjesë edhe vetë Presidenti amerikan, Donald Trump. Ai tashmë është duke zhvilluar fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale që mbahen në nëntor.

    Kosova është pajtuar për shtyrjen e takimit, ndërsa ka mbetur që edhe Serbia të japë qëndrimin e saj.

    Aranzhimin e takimit mes Kosovës dhe Serbisë e kishte bërë të ditur Richard Grenell, emisar i Trumpit për dialogun.

    Këtë takim po e organizon këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit, Robert O’Brien.

    Zyra e O’Brien ditë më parë i ka konfirmuar Gazetës Express se në takim marrin pjesë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

    Deri më tani është spekuluar se nga Shtëpia e Bardhë, Kosova e Serbia mund të dalin me lloj-lloj marrëveshje, madje është përmendur edhe mundësia për një marrëveshje finale.

    Kryeministri Hoti ka thënë se në takimin në Shtëpinë e Bardhë do të diskutohet “për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit”.

    Edhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq ka thënë se Serbia po merr pjesë për të diskutuar tema ekonomike.

    Një takim mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar të mbahen më 27 qershor, por u anulua pasi Prokuroria Speciale në Hagë njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë për krime lufte ndaj Presidentit Hashim Thaçi, që veçse ishte nisur në Washington për takim.

    Thaci u kthye në gjysmë të rrugës dhe prej atij njoftimi ai nuk mori pjesë në asnjë takim jashtë Kosovës.

    Kosova e Serbia u kthyen pas dy vjetëve në tavolinën e bisedimeve të Bruksel, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, e aty morën pjesë kryeministri Hoti dhe presidenti Vuciq.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.