Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 79 pacientë me coronavirus. Nga këta pacientë 62 të konfirmuar, dhe 17 në pritje të rezultateve.
Sipas njoftimit të bërë nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë, nga pacientët e shtrirë 21 janë në oksigjenoterapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.
Po ashtu, nga personeli i spitalit 5 mjek, 6 infermierë dhe 1 bioinxhinjer janë të infektuar me COVID-19.
Tutje në njoftim thuhet se gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 570 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, nga këta 49 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
“Kanë qenë 15 lindje, 12 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 15 foshnje, 10 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 9 operacione. Në ditët e vikendit 431 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,181 analiza”, thuhet në njoftim