×
  • Lajme
  • Lajme

    Në 21-vjetorin e çlirimit, Komuna e Rahovecit vendos pllakat në shtëpitë bazë të UÇK-së

    FrontOnline
    14 Qershor 2020

    Komuna e Rahovecit, në 21-vjetorin e çlirimit, ka bërë vendosjen e pllakave në shtëpitë bazë të UÇK-së. Një e tillë është vendosur edhe në Fortesë të kësaj komune, te shtëpia e familjes Fetoshi, apo siç njihen si nipërit e veprimtarit të çështjes kombëtare Ukshin Hotit.

    Pllaka që shënon se ajo shtëpi ka qenë bazë ilegale e organizimit çlirimtar dhe bazë e UÇK-së, për kryetarin e Rahovecit Smajl Latifi, tregon kontributin e familjes Fetoshi ndër vite.

    “Ka qenë bazë e organizimit ilegal çlirimtar dhe bazë e luftës së UÇK-së. Më kujtohet edhe sa kemi qenë në Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës ku kanë qenë edhe plot të tjerë që kanë qenë të organizuar. Kjo ka shërbyer edhe për njerëzit, të cilët janë marrë konkretisht me veprime organizative, politike që i ka bërë Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës. Kjo ka qenë edhe bazë e organizimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Kjo ka qenë shtëpi në të cilën kanë qarkulluar njerëz të rëndësishëm për atë periudhë. Këtu është edhe baza ose shtëpia ku ka ardhur edhe profesori, politologu, ideologu Ukshin Hoti, prandaj është bazë e organizimit ilegal çlirimtar…Kjo është familje e nderuar, që edhe pas viteve të 90 dhe në vitet ‘98, ‘99 e ka luajtur rolin dhe e ka peshën e veçantë edhe në organizimet e mëvonshme”, tha ai.

    Ndërsa, për rëndësinë që ka pasur shtëpia e familjes Fetoshi, foli edhe Durmish Gashi, nga OVL e UÇK-së në Rahovec.

    “Nga kjo shtëpi e nipave të Ukshin Hotit në vitin 91 ka dalë i madhi Ukshin Hoti e i cili e ka mbajtur fjalimin e famshëm në varrimin e Ilmi Sejdi Popajt, ku me atë rast për herë të parë ka kërkuar edhe formimin e ushtrisë së Kosovës, e cila kulmoi më pas me daljen e familjes së famshme Jashari, me sakrificën e tyre familjare për të vazhduar pastaj me daljen publike të UÇK-së në Drenoc të Rahovecit, si dhe në të gjitha trojet tona shqiptare”, tha ai.

    Të nderuar që në 21-vjetorin e çlirimit të Rahovecit shënohet me pllakë shtëpia e tyre si bazë e UÇK-së shprehet Arben Fetoshi. Ai tha se një shënim i tillë memorizon të kaluarën e lavdishme.

    “Jemi shumë të nderuar sot në vlerësimin që Komuna e Rahovecit dhe organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së na e bënë me shënimin nëpërmjet kësaj pllake të një historie, e cila memorizon të kaluarën tonë të lavdishme, sepse historia na mëson që vetëm duke e kujtuar të kaluarën ne mund të ecim sigurt drejt së ardhmes… Në këtë shtëpi gjatë luftës ka ndodhur një moment i rëndësishëm që ka të bëjë me themelimin e shtabit lokal të UÇK-së në zonën tonë këtu”, tha ai.

    21-vjetorin e çlirimit, Komuna e Rahovecit e ka shënuar duke bërë homazhe te të gjitha varrezat e dëshmorëve, si dhe ka mbajtur një seancë solemne të Kuvendit Komunal.

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Kronika23 Shtator 2023
    Ka vdekur njëri nga dy të plagosurit në Rahovec të cilët u qëlluan me armë zjarri katër ditë më parë. Lajmin për...
    Lajme23 Shtator 2023
    Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka kritika të mëdha për mënyrën se si po zhvillohet dialogut me Serbinë. Ai i tha ...
    Ekonomi23 Shtator 2023
    Më 22 shtator, Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se ka hapur thirrjen publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje për shtëpi...
    Të tjera
    Lajme23 Shtator 2023
    Ditën e djeshme është ndarë nga jeta i riu nga Gjilani, Shpresim Jerliu i cili vuante nga një sëmundje. Për vdekjen në...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit i ka përshkruar aktivitetet e shtuara ushtarake të Kinës rreth ishullit si “jonormale” dhe paralajmëroi se rrit...
    Sport23 Shtator 2023
    Athletico Paranaense ka ofruar një përditësim për dëmtimin e sulmuesit Vitor Roque dhe ka konfirmuar se ai ka pësuar dëmtim të ligamentit...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Kryeministri rumun, Marcel Ciolacu do të udhëtojë në Kiev së bashku me disa nga ministrat e tij. Në këtë vizitë pritet të...
    Vip23 Shtator 2023
    Shakira po jetonte përrallën e saj me Gerard Piqué, përpara se jeta e saj në ëndërr të kthehej në një makth pas...
    Lajme23 Shtator 2023
    Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), Artan Berisha, tha se po përballen me dy sfida shumë të mëdha, që sipas tij, po...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.