×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani, Llapi e Drita me përballje të vështira këtë mesjavë

    FrontOnline
    08 Maj 2024

    Të enjten do të zhvillohen të gjitha pesë ndeshjet e javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll. Në program do të jenë disa sfida tejet interesante.

    Lideri i Superligës, Ballkani do të ketë përballje tejet të vështirë në udhëtim tek Malisheva.

    Suharekasit janë në seri të mirë rezultatesh në pesë sfidat e fundit, kanë katër fitore e një barazim, kurse malishevasit kanë rrënje të formës tri javët e fundit, ku nuk dinë për fitore.

    Ekipi nga Theranda është lider i tabelës me 66 pikë, dy më shumë se përcjellësi më i afërt, kurse Malisheva është e katërta me 53 pikë, në kërkim të Evropës.

    Ekipi i dytë i tabelës, Llapi do ta kenë një takim të vështirë në udhëtim te Gjilani, skuadër që po lufton për t’i ikur barazhit.

    Llapjanët janë tri fitore radhazi, të cilat e kanë mbajtur në hap me liderit, kurse të kuqtë nga Gjilani me barazimin vikendin e kaluar dolën të shtatit, por janë vetëm një pikë larg zonës së barazhit.

    Skuadra e tretë në tabelë, Drita i shkon Prishtinës. Të kaltrit nga Gjilani kanë ngecur katër pikë larg kryesuesit të tabelës, kurse kryeqytetasit e kanë të blinduar pozitën e pestë, Evropën e kërkojnë përmes Kupës.

    Feronikeli kërkon fitore përballë Lirisë për t’i ikur pozitës së barazhit, pasi momentalisht janë aty, kurse prizrenasit tashmë janë përshëndetur nga elita.

    E nga elita është përshëndetur edhe Fushë Kosova që e pret të enjten Dukagjinin pa ambicie./Gazeta Express/

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...
    Sport19 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk që të dy kanë fituar një mal me para nga lufta e tyre për kampionin e padiskutueshëm...
    Sport19 Maj 2024
    Oleksandr Usyk u dërgua me urgjencë në spital pas përfundimit të meçit pasi Tyson Fury pretendoi se ai ka thyer nofullën e...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.