×
  • Lajme
  • Lajme

    Nasim Haradinaj sot del para Gjykatës Speciale si i dyshuar për këto vepra penale

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Përmes një komunikate për media, Dhomat e Specializuara, kanë njoftuar se të martën, më 29 shtator në orën 15, në sallën e gjyqit në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Nasim Haradinaj.

    Haradinaj u arrestuar më 25 shtator në Kosovë, e për të njëjtin më 26 shtator ishte bërë e ditur se është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas komunikatës thuhet se është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe
    Zyrën e Prokurorit të Specializuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Kurse, sipas fletëarrestit për Haradinaj të bërë publik më 26 shtator thuhej se ekziston dyshimi se në konferencat për shtyp më 7, 16 dhe 22 shtator, Haradinaj ka shpërndarë apo ka vënë në dispozicion për media informacione e dokumente jopublike konfidenciale, në lidhje me punën e prokurorisë, si dhe thuhet se ka përmendur me emër dëshmitarë potencial, se ka dhënë informacion për vendbanimin e tyre dhe të dhëna tjera personale.

    Tutje, thuhej se në konferencat e lartpërmendura, dyshohet se ai ka shpërndarë apo ka vënë në dispozicion për media informacione e dokumente jopublike e konfidenciale, jo publike që kanë të bëjnë me punën e prokurorisë, duke përfshirë emrat dhe detaje personale të dëshmitarëve potencial, duke i ekspozuar kështu këta persona ndaj kërcënimeve të mundshme për sigurinë e tyre.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.