Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci: Të votohet mocioni i mosbesimit, të mos bëhen deklarata të pasinqerta në studio televizive

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Vetëvendosje ditë më parë ka kërkuar nga Partia Demokratike e Kosovës, nënshkrimet për mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

    Por deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka thënë se partitë që bëjnë kritika për keqqeverisje dhe keqmenaxhim të Qeverisë Hoti të nënshkruajnë mocionin dhe ta votojnë dhe jo të të bëjnë siç shkruan ajo deklarata e paraqitje joserioze nëpër studio televizive.

    Postimi i plotë:

    Hipokrizi është të deklarosh diçka e të veprosh diçka tjetër.

    Grupi parlamentar i Lëvizjes ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për Mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, sepse beson se janë të shumta argumentet që e dëshmojnë̈ se kjo qeveri është̈ e papërgjegjshme dhe e paaftë.

    Vendit i duhen institucione të legjitimuara, me udhëheqës të ndershëm, të besueshëm e profesionist.

    Partitë dhe përfaqësuesit e tyre që bëjnë kritika për keqqeverisje dhe keqmenaxhim të Qeverisë Hoti, i ftojmë të nënshkruajnë kërkesën për mocion dhe pastaj ta votojnë atë. Nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë të paktën le të na kursejnē nga deklarata e paraqitje joserioze e të pa sinqerta në Kuvend, konferenca e studio televizive.

    Qytetarët, bizneset, institucionet kanë brenga e po përballen me shumë sfida.

    Koha është për veprime konkrete e të shpejta, jo për deklarata të paqëndrueshme e kalkulime partiake.

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Lajme09 Qershor 2023
    Se ka krisje mes raporteve Kosovë – SHBA, nuk e mohon as deputeti Xhavit Haliti. Ai për Front Online thotë që shteti...
    Lajme09 Qershor 2023
    Deputeti Xhavit Haliti në një prononcim për Front Online thotë se marrëveshjet që janë nënshkruar në Bruksel e Ohër nuk janë lojë...
    Lajme09 Qershor 2023
    Gjatë vizitës në Kosovë ditë më parë i dërguari amerikan, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se e premtja është afati...
    Të tjera
    Sport09 Qershor 2023
    Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse ka folur rreth të gjitha temave që përfshijnë kampin dardan në një konferencë për media...
    Bota/Rajoni09 Qershor 2023
    Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ndodhet në Sochi, ku dhe u takua me homologun dhe aleatin e tij bjellorus Alexander Lukashenko. Pas...
    Lajme09 Qershor 2023
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirë shefin e EULEX-it, Ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark. Në takimin me Ambasadorin...
    Bota/Rajoni09 Qershor 2023
    Gruaja e njohur si “Nostradamusi nga Ballkani”, Baba Vanga bëri një parashikim të ashpër për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë...
    Lajme09 Qershor 2023
    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, pas përfundimit të vizitave në Kosovë dhe Serbi, e ka informuar...
    Lifestyle09 Qershor 2023
    E hëna duket se është ditë e keqe për zemrën tuaj, sipas një studimi të ri nga Fondacioni Britanik i Zemrës. Lloji...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.