×
  • Lajme
  • Lajme

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 

    FrontOnline
    09 Gusht 2021

    Sot Federata e Futbollit të Kosovës dhe “Art Motion & Klan Kosova”, kanë vazhduar kontratën e bashkëpunimit për të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Superligës për edicionin 2021/2022. Duke konstatuar se “Art Motion dhe Klan Kosova” edicionin e kaluar kishte bërë ofertën më të mirë dhe kishte fituar të drejtën e transmetimit për edicionin 2020/2021 dhe mundësinë e vazhdimit të kontratës, Komisioni i FFK-së mori vendim për vazhdimin e kontratës të njëjtës kompani edhe për një vit, pasi që ishte oferta më e mirë.

    “Art Motion dhe Klan Kosova” gjithashtu kanë fituar të drejtën e transmetimit edhe të Ligës së Parë për edicionin 2021/2022, si dhe transmetimin e garave të Kupës së Kosovës. Për të gjitha këto të drejta televizive, FFK dhe “Art Motion e Klan Kosova” janë treguar kompanitë më meritore në përfitimin e të drejtave televizive. Pas marrjes së vendimit, presidenti i FFK-së Agim Ademi ka falënderuar kompaninë “Art Motion” dhe televizionin “Klan Kosova” për bashkëpunimin dhe njëherësh i ka përgëzuar ata për ofertën e kënaqshme, duke iu uruar suksese. Sic dihet FFK-ja të gjitha të hyrat nga e drejta vendore televizive nga kjo kontratë me një cmim rekord do i dhuroj si mbështetje financiare Superligës së Kosovës dhe Ligës së Parë.

    Kompania lidere e vendit në telekomunikacion “Artmotion” vazhdon të surprizojë publikun me prurjet e ngjarjeve më të mëdha sportive vendore e ndërkombëtare si:  Champions League, Europa League, Europa Conference League, La Liga, Serie A, Ligue 1, Coppa Italia, Superliga e Kosoves, Liga e Zvicres, Kupa e Gjermanisë, Liga e Turqisë, Sportoto.

    Poashtu ne Artmotion jane edhe ngjarjet tjera sportive si NBA, Superliga e Basketbollit te Kosoves, Liga Unike, Süper Lig e Turqise, Euroliga, Legabasket , Formula 1, Moto GP, One Championship, Ëimbledon dhe natyrisht te gjitha garat e JUDO-s.

    Ekskuziviteti ka vetëm një emër, Artmotion!

    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2025
    Patrioti, ish-i burgosuri politik, ushtari e ish-komandanti i UÇK-së Nasim Haradinaj vjen në një rrëfim emocionues, të padëgjuar më parë, rreth aktivitetit...
    Lajme26 Prill 2025
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për vazhdimin e seancës konstituive. Sipas njoftimit për media, seanca vazhdon të mbahet nga ora...
    Lajme26 Prill 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e paraburgimit për qytetarin serb, N.T., i dyshuar për vjedhje të çokollatës “Nutella” dhe përdorim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Të paktën 516 njerëz janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qytetin port të Iranit, Bandar Abbas, të shtunën,...
    Lajme26 Prill 2025
    Në kuadër të WO-MEN Power Summit, që u mbajt në Tiranë, Enver Hoxhaj ishte pjesë e panelit diskutues ku trajtoi rolin e...
    Lajme26 Prill 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në të cilën shihen Policët e Kosovës duke shqiptuar gjoba për shoferët që...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Kardinalët qëndrojnë në rreshta në funeralin e Papës. Ata janë të veshur me pelerinë të kuqe dhe një kapele në kokë. Sipas...
    Sport26 Prill 2025
    Kanë mbetur edhe pak orë pra fillimit të finales së Kupës së Mbretit ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit. Atmosfera pritet të jetë...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Me lutje, e me bekime iu dha lamtumira e fundit Papa Françeskut. E për ta përcjellë Papa Françeskun në vendin e prehjes,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.