
Arbërie Nagavci nga Lëvizja “Vetëvendosje”, është deklaruar pas dorëzimit të komenteve nga kjo parti në Gjykatën Kushtetuese për dekretin e presidentit lidhur me caktimin e Avdullah Hotit mandatar për formimin e qeverisë së re, raporton “Front Online”.
“Sapo dorëzova ne Gjykatën Kushtetuese komentet lidhur me dekretin e presidentit për mandatarin. Presidenti ka bërë shkelje të rënda duke favorizuar parti politike”, tha ajo.
Ajo ka folur edhe njëherë për deklaratat e presidentit Thaçit se kjo parti është dorëhequr nga marrja e mandatit për formimin e qeverisë.
“Në mënyrë të jashtëligjshme ai ka konstatuar që LVV-ja e ka refuzuar mandatarin pavarësisht që ne nuk e kemi bërë një refuzim të tillë”, ka thënë ajo./Front Online/
https://www.facebook.com/100224887998265/videos/166698341403539/