
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka folur pas takimit me kryesinë e ngushtë të LDK-së, duke thënë se ky ka qenë nj ëtakim konsultativ.“Ne konstatuam se kemi marrë një mbështetje të gjerë për mundësinë e një koalicioni me AAK-në dhe me Nismën”, tha Mustafa.
Ai ka bërë të ditur se 108 anëtarë të KP-së kanë votuar për dhe 6 kundër, derisa disa prej tyre s’kanë votuar.
“Një përkrahje të organit që vendos për koalicione e kemi”, tha ai.
Mustafa ka theksuar se janë në pritje që Vetëvendosje ta pranoj ose ta refuzoj çështjen e mandatrit.Ai ka kërkuar që Vetëvendosje të mos e prolongoj procesin e formimit të qeverisë së re.
“Ne e bëjmë një qeveri, vetëm me figura të pastërta dhe që nuk kanë pasur probleme me ligjin”, tha ai.
Ai tha se detyrat kryesore të qeverisë së re do të jenë beteja kundër koronavirusit dhe dialogu me Serbinë.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/660157717863043/