×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Nëse AAK e kushtëzon koalicionin me Presidentin, shkojmë në zgjedhje

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit, thotë se ky post nuk mund të zgjidhet pa u konsultuar me partitë opozitare si PDK-ja dhe VV-ja.

    Mustafa thotë se më e lehtë do ishte bashkëpunimi me PDK-në për këtë çështje, pasi partia e drejtuar nga Kurti kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe nuk krijon hapësirë për të hapur çështje të tjera.

    “Posti i presidentit nuk mund të zgjidhet nëse ne nuk kemi bashkëbisedim edhe me subjektet e tjera, me PDK dhe me VV. Në këtë situatë është më lehtë të bisedohet me PDK, dhe më vështirë është që të gjendet zgjidhje me VV. Ajo është shprehur që të shkohet në zgjedhje të reja.  Nuk krijon hapësirë të diskutohet për çështje të tjera. Në këtë moment nuk jam për zgjedhje të reja, sepse mendoj se neve nuk na përgjigjen zgjedhjet nga aspektin se po humbim shumë kohë. Zgjedhjet e reja, unë dyshoj se prapë do na sjellin sërish në të njëjtën situatë”, tha ai për Euronews Albania.

    Lideri i LDK-së thotë se ka biseduar në mënyrë jo të drejtpërdrejtë me kreun e PDK-së, Kadri Veselin për zgjedhjen e presidentit, por deri tani shton se nuk është propozuar asnjë emër konkret për këtë post kyç në Kosovë.

    “Nuk kemi diskutuar akoma me ta për ta zgjeruar koalicionin, por kemi biseduar jo në mënyrë të drejtpërdrejtë me z. Veseli për çështjet e presidentit. Sepse çdo sfidë që do ta kemi me presidentin, nuk mund ta kapërcejmë edhe pa PDK, ose alternativisht edhe VV, sepse duhet të kemi votat.  Në asnjë bisedë që kemi pasur me Veselin, nuk kemi biseduar për asnjë emër. Emri i vetëm që është thënë, por që është thënë nga partia e tij është emri i zotit Haradinaj, por ai është emër i propozuar nga Aleanca, por nuk është trajtuar në asnjë nga subjektet e tjera”, tha ai.

    Nëse AAK-ja do të kushtëzojë votën në këmbim të zgjedhjes së Haradinaj në postit të presidentit, Mustafa tha se kjo rrezikon prishjen e marrëveshjes dhe çuarjen e  vendit në zgjedhje të reja.

    “Unë mendoj se do të ishte, dhe është, jo parimore që ajo të kushtëzohet. Nëse vijmë tek kushtëzim, e prishim qeverinë, shkojmë në zgjedhje dhe nuk kemi alternativë tjetër se do ishte gabim. Po flas për parimet, sepse nuk mund të shkojmë me një qëndrim të tillë që të votojmë presidentin për arsye se po na kushtëzojnë koalicionin, nëse e kemi punën ashtu, atëherë shkojmë në zgjedhje”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-ministri i Energjisë, Ismet Mulaj, ka folur për FrontOnline lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë në Kosovë, duke theksuar...
    Lajme30 Maj 2025
    Derisa qytetarët e Kosovës paguajnë fatura të rritura të energjisë elektrike dhe përballen me ndërprerje të shpeshta të rrymës, një tjetër "rrymë"...
    Lajme30 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kongresistet Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan, të shoqëruara nga e ngarkuara me punë në...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar në profilin e tij në ‘facebook’, duke thënë se tashmë “mafia energjetike nuk po fshihet...
    Lajme30 Maj 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka dorëzuar zyrtarisht padinë kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë....
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë hapa të guximshëm për të mbrojtur...
    Lajme30 Maj 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj, ka reaguar ashpër pas dëmtimit dhe djegies së bunkerit në Pikën 6,...
    Lajme30 Maj 2025
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka dalë me një reagim rreth deklaratës së publikuar nga Avokati i Popullit lidhur me kërkesën...
    Lajme30 Maj 2025
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për seancën e nesërme, të 24-ën me radhë që zhvillohet në përpjekje për ta konstituar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.