×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Nëse Vjosa kërkon nga unë, do ta udhëzoj si të ketë qasje në votim, Kryesia s’ka kompetencë

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Vjosa Osmani, sot i ka dërguar zyrtarisht një letër Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilën ka kërkuar që t’i vihet në dispozicion çdo detaj i procesit të votimit të datës 20 qershor që rezultoi me shkarkimin e saj nga pozita e Nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë.

    Megjithatë një shërbim të tillë për Osmanin nuk mund ta kryej Kryesia e LDK’së, meqë nuk ka kompetenca.

    Kështu ka thënë kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

    Ai potencon se një letër e tillë nuk është dërguar në adresë të Kryetarit të partisë dhe se Kryesia e LDK’së nuk është adresa që mund t’i bëjë zgjidhje Vjosa Osmanit për kërkesën e paraqitur.

    “Një kërkesë të tillë, Vjosa Osmani nuk e ka adresuar te unë, si Kryetar i LDK-së. Sipas Statutit të LDK-së, Kryetari i LDK-së i propozon Këshillit të Përgjithshëm zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë dhe të nënkryetarëve të LDK-së, poashtu edhe shkarkimin e tyre. Prandaj adresa nuk është Kryesia. Sepse, nuk ka te beje kjo me Kryesinë dhe fushëveprimin e saj”, ka thënë Mustafa.

    Kryetari Mustafa thotë se Osmani një kërkesë të tillë duhet t’ia dërgojë atij dhe nëse ndodh një gjë e tillë më pas do të marrë udhëzimet e duhura sesi mund të ketë qasje në rezultatin e votimit.

    “Nëse kërkon nga Kryetari, do ta udhëzoj sesi mund të ketë qasje në rezultatet e votimit”, ka theksuar tutje Mustafa për Express.

    Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së më 20 qershor të këtij viti më 70 vota për, 16 kundër dhe 9 abstenime ka vendosur për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së LDK’së.

    “Sa i përket propozimit për lirimin e znj. Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares dhe nga Kryesia e LDK-së, nga 123 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 95 anëtarë, prej tyre 70 janë shprehur për (Po); 16 janë shprehur kundër (Jo), 9 kanë abstenuar dhe 28 nuk janë përgjigjur, s’kanë marrë pjesë në votim”, thuhej në njoftimin zyrtar të LDK”së.

    Një kërkesë e tillë e kryetarit të LDK’së për shkarkimin e Osmanit drejtuar Këshillit të Përgjithshëm ka ardhur pas kundërshtimeve të njëpasnjëshme të kryekuvendares ndaj vendimeve dhe qëndrimeve të LDK’së.

    Osmani nuk ka përkrahur mocionin e LDK’së për rrëzimin e Kurtit, ka dërguar koment në Gjykatën Kushtetuese përmes të cilit kishte kërkuar që dekreti i Thaçit për Hotin të shpallet anti-kushtetues dhe gjithashtu nuk ka marrë fare pjesë në ditën kur është votuar qeveria Hoti

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Specialja nuk i lejoi ish-presidentit Thaçi që të marrë...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka quajtur padrejtësi dhe diskriminim mosjelimin nga ana e Gjykatës Speciale që ish-presidenti...
    Lajme17 Mars 2025
    Aktivisti Uk Lushi është shprehur i ashpër me Vjosa Osmanin e Albin Kurtin, për të cilët tha se “as nuk lëvizin qerpikun...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të Gjykatës Speciale për të mos lejuar ish-presidentin e  Kosovës në varrimin e të atit, i...
    Lajme17 Mars 2025
    Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së, ka thënë se Hashim Thaçi ka dalë triumfues. Ai shtoi se Thaçi do të dënohet nga...
    Lajme17 Mars 2025
    Azdren Shala tha se Albin Kurtit i pengon Hashim Thaçi sepse ai “është shpallës i pavarësisë e udhëheqësi i çlirimit”. Ai tha...
    Lajme17 Mars 2025
    Kompania “Ilir Noshi B.I” ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj kryeshefit ekzekutiv të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, për ndërhyrje të dyshuara në...
    Lajme17 Mars 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një reagim të bërë në rrjetin social “Facebook”, deklaron se Specialja...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    “Nuk kemi qenë kurrë më parë kaq afër paqes”, thuhet në deklaratën e fundit të Shtëpisë së Bardhë, në prag të telefonatës...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.