×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Mustafa: Bashkimi ka bërë fuqinë, duhet të flasim njëzëri për të drejtat e shqiptarëve

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa, në një intervistë për Front Online, ka vlerësuar që bashkimi i partive shqiptare në një listë të vetme, në zgjedhjet e së dielës në Serbi, ka simbolizuar fuqi.

    “Rezultatet e zgjedhjeve në Serbi ende nuk janë certifikuar, por sipas atyre preliminare tregojnë që bashkimi bën fuqi tek partitë politike shqiptare. Kuptohet që me ndihmën dhe me lehtësimin dhe bashkërendimit të ministrit për Evropën dhe për punë të jashtme, z.Gent Cakaj, 5 nga 6 partitë politike shqiptare kanë arritur në një platformë të përbashkët unike, për të përfaqësuar interesat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Nga 21 lista sa kanë garuar në Parlamentin republikan, kanë qenë edhe Alternativa Demokratike Shqiptare- Lugina e Bashkuar e cila sipas këtyre rezultateve preliminare të siguruara ka 2 deputetë por do të presim deri në përfundimin e tyre e që është afër për të marr edhe deputetin e tretë”, ka thënë ai

    Mustafa ka theksuar, që Tirana ka pasur një rol aktiv në këtë proces.

    “Ajo që mund të theksoj është që në këto zgjedhje për herë të parë ka pasur një rol proaktiv të Tiranës që nuk ka qenë më parë dhe kjo natyrisht që ka ndikuar që të ketë këtë numër të votave”, ka thënë tutje ai.

    Se është e rëndësishme që partitë politike shqiptare të jenë të bashkuara dhe të flasin njëzëri për të drejtat e shqiptarëve në Luginë, e ka thënë edhe Ragmi Mustafa. Ai ka thënë që interesat e të gjithëve duhet të jenë të përbashkëta. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme06 Nëntor 2024
    Kandidati republikan aktualisht po prin me 101 vota elektorale kundrejt kandidates demokrate Kamala Harris me 52, sipas përditësimit të fundit në AP....
    Lajme06 Nëntor 2024
    Numërimi në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vazhdon. Sipas rezultateve të deritashme, republikani Donald Trump ka 95 vota...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Mimoza Ahmetaj, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), ka thënë se qasja amerikane në raport me Ballkanin Perëndimor do të mbetet e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Republikani Donald Trump dhe demokratja Kamala Harris janë në garë për 11 votat e Kolegjit Elektoral të shtetit të Indianës ku votimet...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Mimoza Ahmetaj, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), ka thënë se qasja amerikane në raport me Ballkanin Perëndimor do të mbetet e...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha, ka shprehur besimin e tij se Kamala Harris, kandidate për presidente nga Partia Demokratike, do...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Rreth 46 për qind e votuesve kanë një mendim pozitiv për zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris, sipas rezultateve të para të anketës kombëtare...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Në orët e pasdites së djeshme, në Dortmund ka ndodhur një rast tragjik. Policia ka konfirmuar se një grua është therur për...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur zhgënjimin e tij për siç thotë ai humbjen e një mundësie të artë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.