Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungesa e unitetit politik për dialogun, dobësim i pozitës së Kosovës

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Mos uniteti politik i partive politike, ndërrimi i shpeshtë i qeverive, po vlerësohen nga shoqëria civile si dobësi të palës kosovare karshi asaj serbe.

    Gjermania dhe Franca kanë konfirmuar se është shtyrë takimi në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në deklaratë të përbashkët thuhet se palët do të bisedojnë në mënyrë virtuale të dielën, ndërsa ballë për ballë do të takohen në Bruksel, më 16 korrik. Megjithatë, ky takim nuk po shihet si mundësi e arritjes së një marrëveshje përfundimtare.

    Gjermania dhe Franca kanë konfirmuar dje se është shtyrë takimi në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në deklaratë të përbashkët thuhet se palët do të bisedojnë në mënyrë virtuale të dielën, ndërsa ballë për ballë do të takohen në Bruksel, më 16 korrik. Megjithatë, ky takim nuk po shihet si mundësi e arritjes së një marrëveshje përfundimtare.

    Mos uniteti politik i partive politike, mospjesëmarrja e presidentit Hashim Thaçi pas propozim aktakuzës nga Gjykata Speciale, po vlerësohen nga shoqëria civile si dobësi të palës kosovare karshi asaj serbe.

    Drejtoresha ekzekutive e platformës CiviKos, Donika Emini, thotë se përderisa ka një vëmendje të madhe nga BE dhe SHBA për të zgjidhur çështjen e dialogut, Kosova ka probleme të brendshme politike.

    Ndërrimi i shpeshtë i qeverive, përfshirë këtë vit ku janë ndërruar dy qeveri, Emini deklaron se është tregues së Kosova nuk është e gatshme të kthehet në tavolinë, sepse sipas saj, nuk e dinë se çka dëshiron nga ky proces.

    “Deri tash e kemi ditur se çka nuk dëshirojmë dhe këtu në mënyrë masive është përmendur edhe shkëmbimi i territoreve si një marrëveshje e cila do të ishte e keqe për Kosovën, mirëpo nuk kemi ardhur me asnjë plan tjetër çka nëse jo asociacionit, jo shkëmbimit të territoreve dhe jo status quo. E dyta, është problemi që qeveria ka me legjitimitetin e brendshëm, dihet shumë mirë që nëse një marrëveshje në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi ishte nënshkruar nga z. Thaçi besoj që një pjesë e PDK-së apo edhe gjithë PDK-ja do ta votonte në Parlament, tash me daljen e tij nga loja nuk e di nëse PDK do të ketë vullnetin e njëjtë politik që ta mbështet një marrëveshje të tillë. Si e tillë nuk besoj që z.Hoti mund ta kalojë një marrëveshje në Parlament, sepse me PDK dhe LVV jashtë numrat nuk do të ketë as një shumicë të thjeshtë në parlament”, thotë ajo.

    Ajo potencon se çështja e unitetit të partive politike, është dashur të zgjidhet para se të ndodhë kthimi në tryezë të bisedimeve në Bruksel.

    E përfaqësimi i Kosovës në Bruksel më 16 korrik, sipas saj, është problematik, pasi që presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk do të marrë pjesë pas propozim aktakuzës nga Gjykata Speciale.

    Manovrimet politike ku është formuar një qeveri e re duke e lënë jashtë qeverisë partia fituese e zgjedhjeve, sipas Eminit e bënë qeverinë Hoti që të mos ketë legjitimitet për ta përfaqësuar Kosovën në këtë dialog.

    “Fakti që presidenti ka qenë i vetmi person i përfshirë në dialog që nga fillimi dhe ka një memorie të procesit, fakti që ai nuk është në proces e dëmton shumë Kosovën, sepse kemi z.Hoti i cili është i ri në proces. Ka qenë z.Isa Mustafa i cili ka qenë i përfshirë në një periudhë të caktuar kohore, mirëpo z.Hoti nuk ka qenë asnjëherë dhe fakti që ai po shkon për herë të parë, po përballet me Vuçiqin i cili është shumë i fortë politikisht për momentin. Ka një qarje në mes të SHBA-së dhe të BE-së përpara dhe nuk ka mbështetje politike brenda në Kosovë, është do të thotë një dobësim tejet i skajshëm për pozicionin e Kosovës në dialog”, deklaroi ajo.

    Unitetin e partive politike për procesin e dialogut, e sheh të domosdoshëm Jeta Krasniqi nga KDI. Ajo thotë se dialogu është i paalternativë dhe për këtë duhet që të ketë mbështetje të të gjitha partive politike në vend.

    Në të njëjtën kohë potencon se Kosova duhet të kërkojë qartësim të rolit të BE-së dhe një bashkërendim me SHBA-të në këtë proces.

    “Të kërkojmë një qartësim të rolit të BE-së, një qartësim të rolit të shteteve anëtare të BE-së, po patjetër që të ketë edhe nga ana tjetër një bashkërendim edhe me SHBA-të në këtë proces, pasi që nuk mund të mendojmë të kemi një marrëveshje përmbyllëse kaq të madhe mes Kosovës dhe Serbisë nëse nuk do të ketë mbështetje të SHBA-ve për këtë proces”, thotë ajo.

    Arritjen e një marrëveshje finale mes dy vendeve në ndërmjetësim të Brukselit e sheh jo të realizueshme analisti politik Albinot Maloku, i cili thotë për KosovaPress, se BE për të treguar se ka interes ndaj Kosovës duhet të bëjë së pari liberalizimin e vizave.

    “Unë nuk shoh ndonjë konkretizim hapash sa i përket raporteve të vendeve mes Kosovës dhe Serbisë, në kuptimin e ringjalljes së diçkaje që do të kishte një konkludim apo një marrëveshje përfundimtare siç është proklamuar disa herë qoftë nga presidenti Thaçi, qoftë nga garniturat tjera politike, duke e përdorur dhe shprehjen akti final, konkretisht faza finale e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Unë nuk shoh që do të ketë ndonjë konkretizim në këtë drejtim, ajo çka pres është që Bashkimi Evropian më të vërtetë të tregoi koshiencë ndaj Kosovës duke bërë liberalizimin e vizave. Ky kishte me qenë hapi që qytetarët e Kosovës kishin me besua në hapat e BE-së sa i përket edhe një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë ai.

    Takimit në mes Kosovës dhe Serbisë i kanë dhënë përkrahje përmes përfaqësuesit të posaçëm Richard Grenell edhe SHBA-të, ndërsa i ka paraprirë takimi i kryeministrit Avdullah Hoti në Francë dhe Samiti virtual i së premtës në mes Hotit dhe Vuqiqit.

    Kujtojmë se takimi i 28 qershorit i planifikuar të mbahet në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë ka dështuar, si pasojë e propozim aktakuzës ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2023
    Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, situatën në veri të Kosovës në javën e shkuar e vlerësoi si serioze dhe, sipas...
    Lajme02 Qershor 2023
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka vlerësuar aventureske qasjen politike të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti gjatë muajve të fundit. Kërkesat...
    Lajme02 Qershor 2023
    Numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në nivel vendi ka shkuar duke rënë vazhdimisht. Krahasuar me vitin shkollor 2008/2009,...
    Të tjera
    Vip02 Qershor 2023
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është mjaft aktive dhe ndan me ndjekësit në rrjete sociale postime të ndryshme. Ajo ditë më...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2023
    Të paktën 70 persona kanë vdekur dhe më shumë se 350 janë plagosur pas përplasjes së trenave në Indi. Mediat raportojnë se...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2023
    Gjykata e shkallës së parë e Elbasanit, në Shqipëri, liroi nga burgu ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa i kishte mbetur pa...
    Lajme02 Qershor 2023
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që ta ushtrojë detyrën e saj kushtetuese për...
    Lajme02 Qershor 2023
    Politikani shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti ka vizituar sot prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë. I shoqëruar nga zëvendëskryeministri...
    Lajme02 Qershor 2023
    Pas më shumë se tetë orëve, ka përfunduar debati parlamentar për situatën në veri. Opozita ka hedhur kritika ndaj pushtetit për zhvillimet...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.