×
  • Lajme
  • Lajme

    MPMS njofton qytetarët për gabimin teknik lidhur me masën 15 të Pakos Emergjente

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme, një pjese të qytetarëve iu është dërguar gabimisht një SMS në lidhje me masën 15 të Pakos Emergjente, shkruan Front Online.

    Por që me një tjetër SMS janë sqaruar personat që ishin njoftuar dje gabimisht.

    “Gjatë përgatitjes dhe filtrimit të listave për njoftim me SMS rreth statusit të aplikimit tuaj për masën 15, ka ndodhur një gabim teknik, ku një numri të përfituesve, me datë 11.08.2020, iu është dërguar gabimisht një SMS i cili nuk dedikohej për ta. Të gjitha këto familje sot gjatë ditës kanë pranuar një SMS tjetër sqarues rreth këtij gabimi Teknik”, shkruhet në njoftim

    Njoftimi i plotë

    Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, njofton gjithë qytetarët se, gjatë përgatitjes dhe filtrimit të listave për njoftim me SMS rreth statusit të aplikimit tuaj për masën 15, ka ndodhur një gabim teknik, ku një numri të përfituesve, me datë 11.08.2020, iu është dërguar gabimisht një SMS i cili nuk dedikohej për ta. Të gjitha këto familje sot gjatë ditës kanë pranuar një SMS tjetër sqarues rreth këtij gabimi teknik.

    Për çdo paqartësi apo ankesë eventuale, palët mund të paraqiten në Qendrën për Punë Sociale të komunës ku jetojnë.

    Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale si institucion bartës i procesit të zbatimit të Masës 15, kërkon ndjesë dhe mirëkuptim për këtë lëshim i cili mund të ketë shkaktuar pakënaqësi te pranuesit e SMS-it në fjalë.

    U prezantua “Master plani për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë e Kosovës që të grumbullojë informata dhe prova në lidhje me “mungesën e trajtimit të mbeturinave...
    Lajme19 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini. Siç...
    Lajme19 Maj 2025
    Avokati i Popullit i ka reaguar Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për shkak të situatës alarmante të krijuar me menaxhimin...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2025
    Prokuroria Themelore, përmes Departamentit për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër tetë zyrtarëve të lartë për përfshirje në manipulim të tenderëve...
    Lajme19 Maj 2025
    Papa Leoni XIV mbajti një takim privat me Zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio të hënën, bëri...
    Lajme19 Maj 2025
    Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, mbajti sot një ligjëratë në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës me temën...
    Lajme19 Maj 2025
    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Xh.D., Y.G., Q.K., S.V., E.Sh., L.S., B.J.,...
    Lajme19 Maj 2025
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve z. Agim Shahini, priti sot në zyrat e AKB-së kryetarin e Sindikatës së sektorit privat, z....
    Opinione19 Maj 2025
    Shkruan: Prof.dr. Vaxhid Nuredini Akademia e Kosovës është themeluar më 20.12.1975, ndërsa Akademia e Shqipërisë në vitin 1972. Funksionimi i të dy...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.