Edhe ditëve në vijim pritet të mbajë në Kosovë mot i nxehtë. Temperatura maksimale do të jetë 34 gradë celsius
Ky është parashikimi për ditët në vazhdim:
9.07.2020 – Mot stabil dhe i nxehtë parashihet të mbajë në dy ditët e ardhshme. Ditën e shtunë, orëve të pasdites ekzistojnë mundësi që përreth viseve malore të ketë riga lokale shiu.
Nga dita e diel, depërtimi i një fronti të ftohtë do të sjellë rënie të temperaturave, aty këtu mundësi edhe për ndonjë rigë lokale shiu.
Në fillim të javës së ardhshme parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, mirëpo temperaturat do të mbeten pak më të ulëta nga vlerat mesatare.
Indeksi UV mbetet në vlera shumë të larta, ndaj dhe duhet shmangur qëndrimit më të gjatë në diell orëve të mesditës.
10.07.2020 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell, pasdite me vransira kalimtare. Temperaturat në vise të ulëta 13C deri 32C, e në vise malore 10C deri 24C. Do të fryj erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 2-6m/s. Indeksi UV: 10, shkruan arbresh.info.
11.07.2020 – Kryesisht me diell dhe nxehtë. Pasdite më vonë përreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat në vise të ulëta 15C deri 34C, e në vise malore 12C deri 25C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja dhe jugperëndimi 2-8m/s. Indeksi UV: 9.